Dëgjesë Publike për Diasporën

Dëgjesë Publike për Diasporën

Nën kujdesin e veçantë të Ministrisë së Punëve të Jashtme, Sektori i Diasporës në bashkëpunim me Organizatën Ndërkombëtare për Migracionin (IOM) po zbaton projektin “Shfrytëzimi i ndikimit pozitiv të migracionit shqiptar për zhvillimin e Shqipërisë”, financuar nga Fondi i Zhvillimit i IOM.
Projekti ka si objektiv të përgjithshëm mbështetjen e përpjekjeve të qeverisë shqiptare në procesin e angazhimit të komuniteteve shqiptare jashtë vendit për të kontribuar në zhvillimin ekonomik, shoqëror dhe politik të vendit.
Një nga rezultatet më të rëndësishme të Projektit është hartimi i një dokumenti politik dhe plan veprimi në funksion të strukturimit të angazhimit të komuniteteve shqiptare jashtë vendit në zhvillimin ekonomik, shoqëror e politik të Shqipërisë.
Dokumenti mendohet të orientohet në drejtimet e mëposhtme:

Diaspora dhe angazhimi i të rinjve
Diaspora dhe kultura/ turizmi
Roli i Diaporës në rritjen e Investimeve
Transferimi i aftësive të Diasporës
Shkëmbimet Studentore / Rrjeti i Universiteteve
Diaspora dhe inovacioni
Përfshirja e Diasporës në jeten shoqerore, ekonomike dhe politike
Diaspora dhe Marketingu/ Komunikimi
Diaspora dhe aspektet gjinore
Rrjetet e specialistëve në Diasporë (p.sh. mjekët, arkitektët, etj.)
Filantropia e Diasporës

Dokumenti është në fazën paraprake të hartimit të tij, me kontributin e të gjithë aktorëve të përfshirë.
Në funksion të hartimit të një dokumenti i cili të përfshijë mendimin e të gjithë aktorëve të interesuar, ju ftojmë të kontribuoni me mendimin tuaj në lidhje me nisma të angazhimit të komuniteteve shqiptare jashtë vendit në fushat e mësipërme dhe me aspekte të tjera që mund të përfshihen në këtë dokument të rëndësishëm në adresën email diaspora@mfa.gov.al
Data e përfundimit të tërheqjes së sugjerimeve e mendimeve është deri më datë 20 maj 2016

Adresa

Ambasada Shqiptare
Diplomatic Quarter, Al Fazari Plaza, Unit No. G16
P.O.Box 94 004, Riyadh 11693

Tel / Fax

Tel. +966 11 281 6535
Fax. +966 11 281 6536

E-MAIL

embassy.riyadh@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 17:00