Ambasadori Shiba takon Shefin Ekzekutiv të kompanisë private ajrore saudite “Flynas”

Më 13 Mars 2019, Ambasadori Sami Shiba, zhvilloi një takim me Drejtorin Menaxhues dhe njëherësh Shefin Ekzekutiv të Kompanisë Ajrore private Saudite “Flynas”, z.Bander Abdulrahman Al-Mohhana. Gjatë takimit, Ambasadori Shiba i prezantoi Kreut Ekzekutiv të kompanisë potencialet dhe avantazhin konkurrues që Shqipëria ofron si destinacion turistik dhe investimesh dhe, në këtë rast, parashtroi kërkesën e tij, për operimin e mundshëm të fluturimeve direkte nga kompania ajrore Flynas, me destinacion Riad-Tiranë apo Xhedah-Tiranë.
Kompania “Flynas” operon në destinacione brenda Arabisë Saudite dhe ndërkombëtare, duke përshirë edhe Sarajevën, Bosnjen në rajonin tonë. Po ashtu, në këtë kompani punojnë mbi 20 shqiptarë.
Në fund të takimit, z. Mohamma shprehu gadishmërinë e tij, për një vizitë në Shqipëri dhe për takime me autoritetet përgjegjëse në Tiranë, me qëllim diskutimin e mëtejshëm të kësaj çështjeje.

Adresa

Ambasada Shqiptare
Diplomatic Quarter, Al Fazari Plaza, Unit No. G16
P.O.Box 94 004, Riyadh 11693

Tel / Fax

Tel. +966 11 281 6535
Fax. +966 11 281 6536
Nr. i emergjences : +966501905586
966532405751

E-MAIL

embassy.riyadh@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 17:00