Ambasadori Shiba takon Princ Sultan

Ambasadori i Republikës së Shqipërisë, Sami Shiba, takon Presidentin Komisionit Saudit për Turizmin dhe Trashëgiminë Kombëtare, Princ Sultan bin Salman bin Abdulaziz Al Saud

Më 12 nëntor 2015, Ambasadori i Republikës së Shqipërisë, Sami Shiba, zhvilloi një takim me Presidentin Komisionit Saudit për Turizmin dhe Trashëgiminë Kombëtare, Princ Sultan bin Salman bin Abdulaziz Al Saud, me të cilin bisedoi lidhur me ecurinë e marrëdhënieve dypalëshe, në të gjitha fushat, me theks të veçantë bashkëpunimin në fushën e turizmit dhe trashëgimisë kulturore midis të dy vendeve. Pas vlerësimeve pozitive për Shqipërinë, Princ Sultan shprehu interesin per të zhvilluar një vizitë zyrtare në Shqipëri, si dhe për nënshkrimin e një marrëveshje për bashkëpunimin në fushën e turimit dhe trashëgimisë kulturore mkidis dy vendeve.

Adresa

Ambasada Shqiptare
Diplomatic Quarter, Al Fazari Plaza, Unit No. G16
P.O.Box 94 004, Riyadh 11693

Tel / Fax

Tel. +966 11 281 6535
Fax. +966 11 281 6536

E-MAIL

embassy.riyadh@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 17:00