Ambasadori Shiba takon Princ Abdulaziz

Më 13 janar 2015, Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Mbretërinë e Arabisë Saudite dorëzoi kopjet e Letër Kredencialeve, Zv.Ministrit të Punëve të Jashtme, Princit Abdulaziz Bin Abdullah Bin Abdulaziz Al-Saud. Më pas, Ambasadori Shiba zhvilloi një takim me Zv.Ministrin, Princ Abdulaziz, në fjalën e tij, ofroi mbështetjen e Ministrisë së Jashtme në realizimin e detyrës në interes të forcimit të marrëdhënieve dypalëshe, si dhe vlerësoi pozitivisht shkëmbimin e ambasadorëve, si shenjë e dëshirës së dy vendeve për intensifikimin e bashkëpunimit. Na vazhdim të takimit, ndanë të njejtin vlerësim për nivelin mjaft të mirë të marrëdhënive dhe bashkëpunimit midis Mbretërisë së Arabisë Saudite dhe Shqipërisë, si dhe shprehën vullnetin e përbashkët për thellimin e bashkëpunimit në të gjitha fushat, vecanërisht në fushën ekonomike. Në respekt të marrëdhënieve mjaft të mira, ndanë të njejtin mendimin për rëndësinë e shkëmbimit të vizitave të nivelit të lartë, mbajtjen hapur të dialgut politik, nënshkrimin, sa më shpejt që të jetë e mundur, të marrëveshjeve që janë tashmë gati për nënshkrim, vazhdimin e bisedimeve për përfundimin e procedurave për marrëveshjet në proces,mbajtjen e sesionit të radhës të Komisionit të Përbashkët Ekonomik.

Adresa

Ambasada Shqiptare
Diplomatic Quarter, Al Fazari Plaza, Unit No. G16
P.O.Box 94 004, Riyadh 11693

Tel / Fax

Tel. +966 11 281 6535
Fax. +966 11 281 6536

E-MAIL

embassy.riyadh@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 17:00