MBI REGJIMIN (KRITERET) DHE MUNDËSITË E LËVIZJES PËR SHTETASIT SHQIPTARË DREJT FEDERATËS RUSE, REPUBLIKËS SË BJELLORUSISË DHE REPUBLIKËS SË UZBEKISTANIT.

FEDERATA RUSE

Në përputhje me Vendimin e Qeverisë së Federatës Ruse me nr. 2084-r, datë 28.07.2021, Republika e Shqipërisë është futur në listën e vendeve, shtetasit e të cilëve mund të hyjnë në Federatën Ruse përmes pikave të kontrollit kufitar në aeroportet e Federatës Ruse.

Për kalimin e kufirit shtetëror të Federatës Ruse shtetasit e huaj duhet t’i paraqesin autoriteteve kompetente testin me rezultatin negativ të studimit laboratorik të materialit për COVID-19 me metodën e reaksionit zinxhir polimerazë (PCR), në gjuhën ruse ose angleze, i kryer jo më herët se 78 orë nga data e hyrjes në territorin e Federatës Ruse.

 

 

REPUBLIKA E BJELLORUSISË

Të huajt dhe personat pa shtetësi (përveç atyre që kanë një leje qëndrimi të përkohshme/të përhershme në Bjellorusi) lejohen të hyjnë në Bjellorusi vetëm përmes aeroporteve.

 

  • Të gjithë të huajt dhe personat pa shtetësi që kanë mbushur moshën gjashtë vjeç (përveç atyre që kanë një leje qëndrimi të përkohshme/të përhershme në Bjellorusi) për të hyrë në Bjellorusi u duhet një test negativ PCR, i kryer jo më shumë se 3 ditë para se të kalojnë kufirin. Vetëizolimi 10-ditor kërkohet vetëm për personat që vijnë nga vendet e përfshira në Listën e Ministrisë së Shëndetësisë të Bjellorusisë, në të cilat regjistrohen raste të infeksionit COVID-19 (Shqipëria është e përfshirë në këtë listë).
  • Sa i përket kalimit të kufirit përmes pikave kufitare tokësore, për shtetasit e huaj dhe personat pa shtetësi, përveç atyre që kanë leje për qëndrim të përhershëm ose të përkohshëm në Bjellorusi, hyrja në Republikën e Bjellorusisë është pezulluar përkohësisht.

 

REPUBLIKA E UZBEKISTANIT

Nga 1 tetori 2020, kufizimet për hyrjen e shtetasve të huaj në vend janë hequr në Republikën e Uzbekistanit, me kushtin e zbatimit të rregullave karantinore dhe sanitaro-higjenike.

 

Janë në fuqi procedurat e mëposhtme:

  • vizitorët që mbërrijnë në Uzbekistan me transport ajror dhe hekurudhë duhet të kenë bërë një test PCR për koronavirusin 72 orë para regjistrimit për udhëtim dhe duhet të paraqesin një vërtetimin me rezultatin negativ;
  • vizitorët që mbërrijnë në Uzbekistan me transport rrugor duhet të paraqesin një vërtetim për kryerjen e testit PCR për koronavirus brenda 72 orëve të fundit me një rezultat negativ. Në mungesë të një rezultati të testit PCR, ata mund të kryejnë një test të shpejtë për antitrupa ndaj COVID-19 në klinika dhe laboratorë të veçantë në pikat kufitare. Ata lejohen të hyjnë në Uzbekistan vetëm kur dalin me rezultat negativ. Në këtë rast, rezultatet e testit duhet të jenë në anglisht ose rusisht.

Adresa

Ambasada Shqiptare
119049, Ulica Mytnaja, dom 3,
kvartira 8 Moskva, Russia

Tel / Fax

Tel.: +7 495 982 38 52 (3)
Fax.:+7 495 982 38 54
Nr. Emergjence.:
+7 929 968 05 38

E-MAIL

embassy.moscow@mfa.gov.al

Orari i pritjes së sektorit konsullor

E hënë- E premte
11:00 - 14:00