DOKUMENTAT E APLIKIMIT PËR VIZË

Ndër sherbimet konsullore qe Ambasada kryen per shtetasit e huaj përfshihen kryesisht lëshimi i vizave dhe legalizimi i dokumenteve, sipas tarifave te percaktuara midis paleve, qe gjendet ne skedarin e tarifave.

I.APLIKIMI PËR VIZË.

1.Legjislacioni mbështetës.

Shërbimet konsullore ndaj shtetasve huaj janë rregulluara me Ligj. këtë legjislacion parashikohet Ligji nr. 108/2013 “Për Huajt”, hyrë fuqi dt. 20.04.2013, VKM nr. 513, datë 13.06.2013 për “Përcaktimin e kritereve, procedurave e dokumentacionit për hyrjen, qëndrimin dhe trajtimin e huajve Republikën e Shqiperisë”.

Përjashtohen nga detyrimi për t’u pajisur me vizë per hyrë dhe qëndruar Republikën e Shqipërise’ deri 90 ditë për 180 ditë, për qëllime barasvlefshme me ato vizës tipit “C’, parashikuara ligjin nr. 108/2013, “Për huajt”, shtetasit e shteteve :

a) janë pajisur me një vizë” vlefshme “Shengen”, me shumë hyrje-dalje, me kushtin kjo vizë jetë përdorur parë njërin nga shtetet e zones “Shengen” apo personat janë te pajisur me leje vlefshme qëndrimi njërin nga shtetet e zones “Shengen”;
b) janë pajisur me vizë vlefshme me shumë hyrje-dalje apo leje qëndrimi vlefshme, lëshuar nga Shtetet e Bashkuara Amerikës dhe Britania e Madhe e Irianda e Veriut, me kushtin vizat jenë përdorur me pare këto shtete;
c) hyjnë dhe qëndrojnë shtetet e zones “Shengen” pa vize.

Hyrja pa vizë, këto raste është e vlefshme vetëm për qëllime afatshkurtra. rastet kur huajt dëshirojnë qëndrojnë shumë se 90 ditë, e kanë nevojshme pajisjen me vizë tipit D/ nënlloji i saj sipas qëllimit ata kanë.

2- Kushtet që duhet të përmbush një i huaj për të aplikuar:

• të ketë një dokument të udhetimi, të njohur nga Republika e Shqipërisë, me një afat vlefshmërie të paktën 3 muaj para datës së përfundimit të tij;
• të ketë lejekalimi të lëshuar nga organizatat ndërkombëtare, në kuadër të kryerjes së detyrave dhe misioneve të ngarkuara prej tyre, si OKB për personelin e vet dhe agjencitë në varësi: BE, KE, NATO si dhe ndonjë dokument tjetër që është i vlefshëm në kuadër të ndonjë marrëveshjeje ndërkombëtare të ratifikuar nga Republika e Shqipërisë;
• të jetë i pajisur me vizë hyrëse të vlefshme, në rast se kërkohet, ose të jetë i pajisur me leje të vlefshme qëndrimi, të lëshuar nga autoriteti kompetent shqiptar apo të lëshuar nga vende të tjera dhe të njohur nga Republika e Shqipërisë;
• të mos përbëjë kërcënim për rendin ose sigurinë publike, për sigurinë kombëtare si dhe të mos cënojë marrëdhëniet ndërkombëtare të Republikës së Shqipërisë me shtete të tjera;
• të mos ketë shënime në regjistrin elektronik kombëtar për të huajt që kufizojnë hyrjen e tij;
• të mos përbëjë rezik për shëndetin në Republikën e Shqipërisë;
• të mos jetë debitor ndaj masave administrative të vëna ndaj tij;

Pranë zyrave konsullore të përfaqësive të Republikës së Shqipërisë jashtë shtetit, aplikuesi për vizë duhet të paraqesë dokumentet e mëposhtme:

• Formiularin e aplikimit per vizë, sipas modelit bashkëlidhur, të plotësuar dhe të’ nënshkruar nga aplikuesi. i cili shpëmdahet pa pagesë.
• Fotografinë e aplikuesit, e cila duhet të jetë bërë jo më përpara se 6 (gjashtë) muaj nga data e aplikimit, me përmasa 47 mm X 36 mm, e marrë në plan me sfond të bardhë, e fokusuar dukshëm dhe qartë.
• Fotokopjen e dokurnentit të vlefshëm të udhëtimit, si dhe fotokopje të faqeve me shënime me interes për udhëtimin.
• Dokumenti i udhëtimit, sipas parashikimit në ligjin nr. 108/2013, “Për të huajt”, duhet të jetë me vlefshmëri se’ paku 3 (tre) muaj më shumë se afati i vizës së kërkuar dhe të ketë së paku 2 (dy) faqe bosh, në të cilat mund të lëshohet një vizë.
• Policën e Sigurimit Shëndetësor në udhëtim, e cila mbulon kohëzgjatjen e vizës.
Polica e sigurimit duhet të sigurojë aplikuesin në rast sëmundjesh të papritura apo aksidenti dhe duhet të’ përfshijë’ transportin e kthimit në rast vdekjeje, në nje vlerë minimale 30 000 (tridhjetë mijë) euro. Mbajtësit e pasaportave diplomatike përjashtohen nga kërkesa për të paraqitur policën e sigurimit shëndetësor të udhëtimit.
• Deklaratën, ku të shprehet pëlqimi i prindit ose i kujdestarit ligjor sipas
legjislacionit në fuqi për udhëtimin e të miturit. Në rast të udhëtimit të një
të mituri të pashoqëruar apo të shoqëruar nga njëri prind, duhct të
paraqitet një deklarim, me anë të të cilit prindi/prindërit ose kujdestari ligior
jep/japin pëlqimin e tij/tyre për hyrjen ose daljen e të miturit nga territori
i Republikës se Shqipërisë.
• Ftesën e nënshkmar nga ana e ftuesit.
Ftesës i bashkëlidhet një fotokopje e dokumentit të identifikimit të ftuesit. Në rastin kur ftesa është bërë nga një i huaj me qëndrim në Republikën e Shqipërisë, ftesës i bashkëlidhet dhe fotokopja e lejes së të tij të qëndrimit.

3- Ftuarja e të huajit:

1. Ftuesi është shtetasi shqiptar ose i huaji, banor në Republikën e Shqipërisë, ose personi juridik shqiptar apo i huaj, që ushtron veprimtari sipas legjislacionit shqiptar, i cili deklaron me shkrim se merr përsipër përgjegjësitë për qëndrimin dhe largimin e të huajit në/nga Republika e Shqipërisë, sipas dispozitave ligjore në fuqi.
2. Një person fizik ose juridik, shqiptar, ose i huaji, banor në Republikën e Shqipërisë, mund t’I bëjë ftesë një të huaji të hyjë në vend me vizë, nëse plotëson kushtet dhe angazhohet si më poshtë:
a) t’i sigurojë të huajit pritje, akomodimin gjatë kohës së qëndrimit në Republikën e Shqipërisë, si dhe kthimin e tij në vendin e origjinës apo vendin nga ka ardhur i huaji;
b) të mbulojë shpenzimet e kthimit në vendin e destinacionit, në rast se për të huajin është nxjerrë një urdhër largimi, largimi me forcë ose dëbimi dhe kur ky nuk ka mjete financiare.
3. Ftesa i dërgohet të huajit dhe domosdoshmërisht një kopje e saj depozitohet nga ftuesi në autoritetin rajonal përgjegjës për kufirin dhe migracionin ku ftuesi ka vendbanimin ose vendqëndrimin.
4. Autoriteti qendror përgjegjës për çështjet e kufirit dhe migracionit mund të kërkojë pajisjen me ftesë, para se të hyjnë në Republikën e Shqipërisë, dhe të shtetasve të vendeve, të cilët hyjnë pa vizë në vend.

4. Garancia financiare:
1. I huaji, i cili aplikon për vizë ose për leje qëndrimi, depoziton një shumë të caktuar të hollash në llogari bankare, me qëllim garancie financiare.
2. Garanci financiare nënkupton mbulimin e shpenzimeve te jetesës dhe pasojat e një dëmi, që mund të shkaktohet nga një veprim apo mosveprim i të huajit, në kundërshtim me legjislacionin në fuqi në Republikën e Shqipërisë.
3. Garancia financiare për llogari të të huajit mund të depozitohet dhe nga ftuesi i tij në Republikën e Shqipërisë.
4. Kufiri minimum i garancisë financiare duhet të jetë 50 euro për ditë qëndrimi të kërkuara në vizë.

5- Aplikimi:
Aplikimi për vizë i shtetasit të huaj fillon në momentin e paraqitjes së tij personalisht përpara konsullit në Përfaqësine Diplomatike, së bashku me të gjithë dokumentacionin përkatës.
Aplikimi përfundon me bërjen e pagesës për vizë dhe njoftimin e aplikuesit për datën dhe orën e paraqitjes në përfaqësi për marrjen e përgjigjes së aplikimit.
Afati për marrjen e përgjigjes është 15 ditë pune nga data e aplikimit në përfaqësi, nëse s’ka afate të tjera të parashikuara në marrëveshje ndërkombëtare.
Në rast të shtyrjes së afatit, për arsye të zgjatjes së procedures, aplikuesi do te njoftohet nga Zyra Konsullore e Perfaqesise Diplomatike.

6- Trajtimi i të miturve:
Me përjashtim të azilkërkuesve, i mituri aplikon për vizë ose lejeqëndrimi si dhe kalon në pikat e kalimit kufitar i shoqëruar ose jo nga persona madhorë. Në rastet kur nuk është i shoqëruar nga personat madhorë, aplikimi dhe kalimi në pikat e kalimit kufitar bëhet duke qenë i pajisur me leje nga prindërit ose nga kujdestari ligjor.

7. Të huajve, që hyjnë në territorin e Republikës së Shqipërisë me vizë, mund t’u kërkohen nga autoritetet e kontrollit kufitar në Pikat e Kontrollit Kufitar (PKK) një ose disa nga dokumentet mbështetëse të mëposhtme:
a) Ftesa e pritësit në Shqipëri;
b) Bileta e kthimit;
c) Konfirmimi për akomodimin;
ç) Leja e punës;
d) Mjetet financiare, sipas pikes 2 te ketij udhezimi;
dh) Kartela origjinale e vaksinimit ndërkombëtar, kur personi vjen nga vende të prekura nga epidemi ose sëmundje, për të cilat legjislacioni shqiptar e kërkon. Kur personi nuk e ka këtë kartelë, njoftohen strukturat e specializuara të Ministrisë së Shëndetësisë, për të marrë së bashku masat e duhura, sipas legjislacionit në fuqi.

II. KRITERET, PROCEDURAT DHE DOKUMENTACIONI PËR PAJISJEN ME VIZË

Pranë zyrave konsullore, në përfaqësitë e Republikës së Shqipërisë jashtë shtetit, aplikuesi për vizë, i cili/ e cila udhëton me pasaportë të thjeshtë, paraqet këto dokumente për:

A) Vizë të tipit A (vize transit ne aeroport):

a) Pasaportën, e cila duhet të skadojë të paktën 3 muaj pas mbarimit të afatit të vizës së kërkuar.
b) Fotokopjen e fletës me gjeneralitete të pasaportës.
c) Fotokopjen e fletëve të tjera të pasaportës, që japin informacione të rëndësishme për udhëtimin.
ç) Formularin e plotësuar te aplikantit (bashkengjitur) dhe dy fotografi të kohëve të fundit format dokumenti.
d) Fotokopje të vizës së vendit tek i cili do të mbërrijë, nëse kalon tranzit ne Shqiperi.
dh) Policën e sigurimit shëndetësor për ditët e kërkuara për kalim tranzit.
e) Kartelën e vaksinimit, kur i huaji vjen nga vende të prekura nga epidemi.

B) Vizë të tipit B (vize transit):

a) Pasaportën, e cila duhet të skadojë të paktën 3 muaj pas mbarimit të afatit të vizës së kërkuar.
b) Fotokopjen e fletës me gjeneralitetet e pasaportës, si dhe të fletëve të tjera, me informacione të rëndësishme për udhëtimin.
c) Fotokopje të vizës së vendit tek i cili do të mbërrijë, nëse është e nevojshme pajisja me vizë për hyrjen në atë vend.
ç) Formularin e plotësuar te aplikantit (bashkengjitur) dhe dy fotografi të kohëve të fundit, format dokumenti.
d) Policën e sigurimit shëndetësor për ditët e kërkuara për kalim tranzit.
dh) Mjetet financiare, sipas pikes 2 te ketij udhezimi.
e) Kartelën e vaksinimit, kur i huaji vjen nga vende të prekura nga epidemi.

C) Vizë të tipit C (vizë hyrjeje qëndrimi afatshkurtër):

C.1. Dokumentet bazë:

a) Pasaportën, e cila duhet të skadojë të paktën 3 muaj pas mbarimit të afatit të vizës së kërkuar.
b) Fotokopjen e fletës me gjeneralitetet e pasaportës, si dhe të fletëve të tjera me informacione të rëndësishme për udhëtimin.
c) Formularin e plotësuar te aplikantit (bashkengjitur) dhe dy fotografi të kohëve të fundit format dokumenti.
ç) Fotokopjen e dokumentit të sigurimit shëndetësor.
d) Dokumentin e prenotimit vajtje-ardhjeje te udhetimit, biletën ose të vërtetojë mundësinë e transportit personal.
dh) Një deklaratë të rregullt sipas legjislacionit të vendit përkatës, të lëshuar nga prindi/ërit (kujdestari), që lejon/lejojnë udhëtimin, në rastet e të miturve.

C.2. Dokumente të veçanta shtesë, sipas motivit:

C.2.1. Për turizëm:

a) Garancinë financiare, sipas pikes 2 te ketij udhezimi.
b) Dokumentin, që vërteton ekzistencën e një marrëdhënieje punësimi të qëndrueshme në vendin e origjinës. Në mungesë të kësaj marrëdhënieje punësimi, i huaji duhet të vërtetojë se ka interesa për t’u kthyer në vendin e origjinës, me paraqitjen e një vërtetimi pensioni ose të ardhura të ndryshme. Dëshmitë e punës duhet të plotësohen dhe nënshkruhen nga punëdhënësi, në një letër format, ku në krye të jetë logoja e stema e shoqërisë, institucionit apo subjektit tjetër, dhe të përmbajë të dhënat e mëposhtme:
- Gjeneralitetet e kërkuesit të vizës dhe numrin e pasaportës;
- Detyrat që ka kryer punonjësi;
- Datën e punësimit;
- Periudhën e pushimeve;
- Rrogën mujore;
- Adresën e saktë dhe të plotë të shoqërisë, institucionit apo subjektit tjetër.
c) Dokumentet, që vërtetojnë qëndrimin.
- Në rast se do të qëndrohet pranë një strukture hotelerie shqiptare, duhet të paraqitet një rezervim hoteli për periudhën e kërkuar të qëndrimit original ose e skanuar dhe e derguar elektronikisht.
- Në rast se zotëron një deklaratë mikpritjeje nga një shtetas shqiptar apo i huaj, banues i rregullt në Republikën e Shqipërisë, deklarata duhet të plotësohet sipas formularit perkates (bashkengjitur), që i bashkëlidhet këtij vendimi, duke treguar me saktësi periudhën e qëndrimit, mbulimin e shpenzimeve të qëndrimit për të gjithë periudhën, deklaratën e marrjes përsipër të përgjegjësive ligjore nga personi, që bën garancinë, nëse i ftuari shkel ligjin “Për të huajt”, të shoqëruar me dokumentin e identifikimit ose pasaportën, nëse është shtetas shqiptar, apo kopjen e lejes së qëndrimit, të vlefshme, nëse është shtetas i huaj.

C.2.2. Për turizëm, të organizuar në grupe turistike, të ftuara nga një shoqëri turistike shqiptare:

a) Fotokopjen e fletës së pasaportës që tregon hyrjen dhe qëndrimin e ligjshëm të shtetasit të huaj në vendin ku ndodhet në çastin e aplikimit për vizë.
b) Dokumentacionin, që provon qëndrimin e të huajit për qëllime turistike në vendin, ku do të bëhet aplikimi për vizë.
c) Fotokopjen e noterizuar të licencës së shoqërisë turistike shqiptare, e cila fton grupin turistik të huaj për turizëm.
ç) Deklaratën e garancisë për grupin turistik.

C.2.3. Për motive shkencore, kulturore, sportive dhe humanitare:

a) Ftesën nga subjekti shkencore, kulturore, sportive dhe humanitare vendas, për pjesëmarrjen e të huajit në veprimtarinë për të cilin kërkohet lëshimi i vizës përkatëse.
b) Rezervimin e hotelit apo deklaratën e mikpritjes.
c) Garancinë financiare, sipas pikes 2 te ketij udhezimi.
ç) Dokumentin që vërteton ekzistencën e një marrëdhënieje shkencore, kulturore, sportive dhe humanitare të qëndrueshme në vendin e origjinës, të kërkuesit të vizës, të përkthyer dhe të vërtetuar nga autoritetet përkatëse vendase.

C.2.4. Për motive zyrtare

a) Ftesën nga institucioni pritës.
b) Notën verbale nga institucioni, ku i huaji është i punësuar.

C.2.5. Për motive mjekësore

a) Ftesën nga institucioni pritës.
b) Epikrizën, origjinali apo fotokopje, kryesisht për diagnozës, të lëshuar nga mjeku vendas, të përkthyer dhe të vërtetuar nga autoriteti përkatës vendas.
c) Deklaratën e institucionit spitalor, publik apo privat te Republiken e Shqiperise, të licencuar, ku të përcaktohen: lloji i trajtimit mjekësor, data e fillimit dhe, përafërsisht, kohëzgjatja e trajtimit mjekësor, kostoja e përafërt e trajtimit, si dhe subjekti, që do t’i mbulojë këto kosto.
ç) Dokumentet që dëshmojnë ekzistencën e burimeve, të nevojshme e të mjaftueshme, për të mbuluar pjesën e shpenzimeve shëndetësore si dhe ato të qëndrimit jashtë strukturës shëndetësore apo të kthimit në Atdhe të personit, që kurohet, dhe të shoqëruesit të tij, ne perputhje edhe me piken 2 te ketij udhezimi.
d) Sigurimin shëndetësor të shoqëruesit/ve të të sëmurit, për të përballuar shpenzimet e nevojshme në rast shtrimi të menjëhershëm, për qëndrimin e tij në Shqipëri, si dhe shpenzimet e kthimit në atdhe.

C.2.6. Për motive pune (profesionale, tregtare)

a) Ftesën nga subjekti pritës.
b) Dokumentin, që provon veprimtarinë profesionale, tregtare në vendin përkatës, me të cilin lidhen motivet e vizitës.
c) Në rastin e subjektit tregtar, dokumentet që provojnë statusin juridik të subjektit.
ç) Fotokopjen e certifikatës së regjistrimit në punë, sipas Nenit 73 të Ligjit nr. 108/2013 “Për të Huajt”, në varësi të qëllimit të pajisjes me vizë.

Për drejtuesit e automjeteve do të kërkohen edhe:
i) licenca e transportit ndërkombëtar të mjetit (kamionit);
ii) leja e qarkullimit ndërkombëtar;
iii) dëshmia ndërkombëtare e aftësisë së drejtuesit të automjetit.

D. Vizë të tipit D (vizë afatgjatë):

D.1. Dokumentet bazë:

a) Pasaportën, e cila duhet të skadojë të paktën 3 muaj pas mbarimit të afatit të vizës së kërkuar.
b) Fotokopjen e fletës me gjeneralitetet e pasaportës, si dhe të fletëve të tjera, me të dhëna të rëndësishme për udhëtimin.
c) Dy fotografi të kohëve të fundit, format dokumenti.
ç) Formularin e plotësuar te aplikantit (bashkengjitur).
d) Dokumentin e sigurimit shëndetësor.
dh) Deklaratën e rregullt, sipas legjislacionit të vendit përkatës, të lëshuar nga prindi/ërit (kujdestari), që lejon/jnë udhëtimin e të miturit.
e) Dëshmi penaliteti, të lëshuar jo më vonë se një muaj para aplikimit.

D.2.1. Dokumente të veçanta shtesë për vizat D/AE (Veprimtari Ekonomike), D/AP (Veprimtari Profesionale), D/AT (Veprimari Tregtare), D/APU (Veprimtari Punesimi):

a) Ftesën nga subjekti pritës, së bashku me fotokopjen e dokumentit të tij/saj të identifikimit.
b) Dokumentin, që provon veprimtarinë profesionale, tregtare në vendin e aplikuesit, me të cilët lidhen motivet e kërkesës së vizës së aplikuesit.
c) Në rastin e subjektit tregtar, dokumentet që provojnë statusin juridik të subjektit ftues.
ç) Fotokopjen e lejes së punës, të lëshuar nga autoriteti përkatës shqiptar.

D.2.2. Dokumentet e veçanta shtesë për vizat D/ST (Qëllime Studimi):

a) Dokumentin, që vërteton pranimin në një institucion arsimor shqiptar.
b) Garancinë pasurore, që vërteton mbulimin e shpenzimeve të jetesës dhe të shkollimit.
c) Dokumentin e sigurimit shëndetësor, që përkon me kohëzgjatjen e qëndrimit në territor.
ç) Dokumentin që verteton strehimin në territorin e Republikës së Shqipërisë.
d) Dokumentin, që provon njohjen e gjuhës, me të cilën kërkuesi i vizës do të kryejë studimet. Prova e njohjes së gjuhës mund të bëhet edhe me intervistë nga personeli i përfaqësisë.

D.2.3. Dokumentet e veçanta shtesë për vizat D/BF (Ribashkim Familjar):

a) Fotokopjen e dokumentit të identifikimit të shtetasit shqiptar ose fotokopjen e dokumentit të identifikimit të të huajit si dhe të lejes së tij të qëndrimit në Shqipëri, të cilët kërkojne bashkimin familjar me kerkuesin.
b) Certifikatë e lëshuar jo më shumë se një muaj para aplikimit për vizë nga autoritetet përkatese në vendin e origjinës, e cila vërteton lidhjen e personit, që kërkon bashkim familjar në Shqipëri.
c) Dokumente të tjera shtesë (fotografi, filmime etj.), që provojnë lidhjen e qëndrueshme me personin, që kërkon bashkim familjar.
ç) Dokumente, që vërtetojnë se pritësi ka një banesë të përshtatshme në Shqipëri (kontratë qiraje apo dokument që tregon se ka në pronësi një banesë).
dh) Fotokopje të noterizuar të dokumentit që vërteton se i huaji pritës është i punësuar apo i vetëpunësuar dhe ka sasi të mjaftueshme të ardhurash për të siguruar jetën e personit/ave që do të vijnë në Republikën e Shqipërisë.

D.2.4. Dokumentet specifike shtesë për vizat D/VHF (Veprimtari Humanitare ose Fetare):
a) Fotokopje e noterizuar të licencës së ushtrimit të veprimtarive humanitare.
b) Fotokopjen e lejes së punës ose të certifikatës së regjistrimit në punë;
c) Deklaratën për motivin e hyrjes nga subjekti i bashkësisë fetare që’ ka lidhur marrëveshje me Këshillin e Ministrave, sipas pikës 5, të nenit 10, të Kushtetutës.

D.2.5. Dokumentet specifike shtesë për vizat D/DS (Vizë Diplomatike ose Vizë Shërbimi):

a) Notë verbale nga institucioni, ku është punësuar i huaji, që aplikon për vizë.
b) Ftesë nga institucioni pritës, kur është e nevojshme.

D.2.6. Dokumentet specifike shtesë për vizat D/PS (Vizë për Qëllime Punësimi Stinor):

a) Ftesën nga subjekti pritës.
b) Fotokopjen e noterizuar të kontratës së punës me pritësin në Shqipëri.
c) Fotokopjen e lejes së punës të lëshuar nga autoriteti përkatës shqiptar.
ç) Dokumentin, i cili provon regjistrimin e të huajit, që kërkon vizë në institucionet përgjegjëse të punësimit në vendin e origjinës, të njohura sipas marrëveshjeve për punësim sezonal.

D.2.7. Dokumentet specifike shtesë për vizat D/H (Vizë për Motive Humanitare):

a) Dokumente, që provojnë motivet humanitare, për të cilat kërkohet viza.

2. Përjashtohen nga detyrimi për t’u paraqitur personalisht në përfaqësitë shqiptare, të cilat gjykohet rast pas rasti:

a) Të huajt e pajisur me pasaportë diplomatike.
b) Raste humanitare.
c) Personalitetet e larta shtetërore dhe delegacionet, që i shoqërojnë në vizitat për qëllime zyrtare.
ç) Të huajt, e organizuar në grupe turistike, të ftuar nga një shoqëri turistike shqiptare, të cilët aplikojnë në njërën nga përfaqësitë tona konsullore, në vendet fqinjë ose në vende të tjera, të ndryshme nga ato të origjinës.

3. Në rastet e anulimit, refuzimit apo bërjes së pavlefshme të vizës, aplikanti njoftohet zyrtarisht nga Zyra e Sherbimit Konsullor të Ambasadës, ku, ne raste te vecanta, kur konsiderohet e nevojshme, mund te jepen edhe shpjegime per kete akt.

Adresa

Ambasada Shqiptare
119049, Ulica Mytnaja, dom 3,
kvartira 8 Moskva, Russia

Tel / Fax

Tel.: +7 495 982 38 52 (3)
Fax.:+7 495 982 38 54
Nr. Emergjence.:
+7 929 968 05 38

E-MAIL

embassy.moscow@mfa.gov.al

Orari i pritjes së sektorit konsullor

E hënë- E premte
11:00 - 14:00