Takim me Zëvëndëskryeministrin Bojan Mariçiç

Dje, Ambasador Fatos Reka u takua me Zëvëndëskryeministrin e Maqedonisë së Veriut për Integrimin Europian, Bojan Mariçiç, për ta uruar për detyrën, pas formimit të qeverisë së re të drejtuar nga Kryeministri Dimitar Kovaçevski.
Të dy vendet tona fqinje, marrëdhënjet mes të cilave janë shumë të mira, kanë përballë sfidën e integrimit europian ku i kanë plotësuar tashmë të gjitha detyrimet ndaj BE dhe Komisioni e ka dhënë “dritën jeshile” për marrjen e një date për Konferencat e Para Ndërqeveritare.
Z. Mariçiç vuri në dukje faktin se bisedimet me Bullgarinë po ecin normalisht e me trend pozitiv pas vizitës në Shkup të kryeministrit bullgar Petkov, si dhe mbledhjes së përbashkët të të dy qeverive të zhvilluar në Sofje. Grupet e punës negociuse të të dy palëve për fushat e përcaktuara tashmë, janë duke zhvilluar normalisht e me intensitet takimet për sheshimin e mosmarrëveshjeve dhe sipas tij e skedulës së parashkikuar, mund të kemi një rezultat konkret edhe brenda presidencës franceze të BE,

Adresa

Ambasada Shqiptare
Rr.Slavej Planina, nr.2
1000 Shkup, Republika e Maqedonisë së Veriut

Tel / Fax

Tel: +389 2 3246726
Fax: +389 2 3246727
Vetëm për emergjenca:
+38975376896

E-MAIL

embassy.skopje@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 17:00

Zyra Konsullore
10:00-14:00