
Në kuadër të rritjes së bashkëpunim në fushën ekonomike e financiare ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut, Ambasador Fatos Reka, i shoqëruar me presidentin e grupit Eurosig-Insig dhe Bankës së Bashkuar të Shqipërisë (UBA Bank), z. Kadri Morinaj, u takuan me Kryetarin e Parlamentit, z. Talat xhaferi, ku u bisedua rreth bashkëpunimit dhe investimeve që ky grup ka realizuar në Maqedoninë e Veriut. Tani më vlera e investimeve të këtij Grupi në Shkup, konkretisht në zonën industriale Çojlië, arrin mbi 2.5 milionë euro. Krahas kësaj, investojnë në fushën e shërbimeve të aeroportit dhe hotelerisë ku vlera e investimit total arrin një shumë prej 4 milionë euro.