
Ambasadori Fatos Reka, zhvilloj një takim me Drejtorin e Qendrës Analitike Hulumtuese “Abdilaqim Ademi”, z. Izet Mexhiti. Ambasadori Reka dhe z. Mexhiti kanë biseduar për zhvillimet politike në vend dhe rajon, marrëdhëniet ndër fqinjësore, procesin e integrimit në strukturat euro-atlantike, NATO dhe BE, dhe në veçanti biseduan për funksionimin e Qendrës Analitike Hulumtuese “Abdilaqim Ademi”. Z. Mexhiti e ka informuar Ambasadorin Reka për aktivitetet e realizuara të Qendrës gjatë vitit të kaluar dhe ato që janë në plan të realizohen gjatë këtij viti.