Takim kortezie me Ministren e re të Kulturës së RMV-së

Gjatë ditës së sotme, Ambasador Fatos Reka, zhvilloi një takim kortezie me Ministren e re të Kulturës, znj. Bisera Kostadinovska-Stojchevska.
Ambasador Reka e uroi për detyrën e re, si dhe u bisedua mbi mundësinë e bashkëpunimit ndërmjet dy ministrive të kulturësë në shkëmbimin e eksperincave dhe në mënyrë më specifike UNESCO.
Ministria Bisera Kostadinovska-Stojchevska, falenderoi për urimet si dhe shprehu gadishmërin e saj që nivelet e bashkëpunimit ndërmjet ministrive të Kulturës gjatë drejtimit të saj, do të kenë ngritje dhe një bashkëpunim sa më të mirë, gjë që duhet të pasqyrojnë edhe nivelin e raporteve ndërmjet dy vendeve.
Në kudrin e bashkëpunimit ndërmjet dy dikastereve është firmosur një marrëveshje bashkëpunimi me aktivitete të përbashkëta kulturore në 2015, e cila ka mbaruar në 2020 dhe pala maqedonase ka dërguar draft-in palës shqiptare për të gjetur dakortësinë rreth tesktit, dhe se mbas zgjedhjeve do të nënshkruhej.
 
Një tjetër pikë e bisedës ishte Liqeni i Ohrit, ku sipas palës maqedonase, në UNESCO-s, është nënvizuar se kjo pasuri e trashëgimisë kulturore është në rrezik, dhe se mbas detyrave të lëna nga takimi i Bakusë, nuk ka patur përmisime.
 
Lidhur me situatën e krujuar në Museun e Alfabetit të Gjuhës Shqipe, në Manastir, Ministria  Kostadinovska-Stojchevska, informoi se qeveria e maqedonisë do të ndërhyj që të zhbllokoi situatën problematike financiare të Museut në mënyrë që të hap sa më parë dyert për qytetarët.

Adresa

Ambasada Shqiptare
Rr.Slavej Planina, nr.2
1000 Shkup, Republika e Maqedonisë së Veriut

Tel / Fax

Tel: +389 2 3246726
Fax: +389 2 3246727
Vetëm për emergjenca:
+38975376896

E-MAIL

embassy.skopje@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 17:00

Zyra Konsullore
10:00-14:00