Takim i Shkrimtarëve të Diasporës

Qendra e Botimeve për Diasporën do të zhvillojë një Takim Mbarëkombëtar të Shkrimtarëve në datën 22 shkurt 2020 në Tiranë, në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës së Shqipërisë. Takimi i konceptuar si kuvendim mes njerëzve të letrave brenda dhe jashtë vendit, do të bëjë bashkë autorë, përkthyes, gazetarë, kritikë dhe studiues nga Diaspora dhe Shqipëria. Shkrimtarë të njohur, të vlerësuar brenda dhe jashtë vendit do të diskutojnë rreth temës së Atdheut, gjuhës dhe kulturës shqiptare në krijimtarinë e tyre, si dhe mundësisë së përkthimit dhe promovimit të letrave shqipe jashtë vendit. Përpos diskutimeve në panele për tema të caktuara do të ketë edhe lexime autoriale.

Adresa

Ambasada Shqiptare
Rr.Slavej Planina, nr.2
1000 Shkup, Republika e Maqedonisë së Veriut

Tel / Fax

Tel: +389 2 3246726
Fax: +389 2 3246727
Vetëm për emergjenca:
+38975376896

E-MAIL

embassy.skopje@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 17:00

Zyra Konsullore
10:00-14:00