
Sot, Ambasadori Fatos Reka, mori pjesë në ceremoninë e ngritjes së Qendrës Përkujtimore të genocidit serb në Kosovë #Bllaca99, e cila po ngrihet në respekt dhe përkujtim të vuajtjeve, por edhe rezistencës së 440 mijë refugjatëve shqiptarë të Kosovës, që kanë kaluar nepër Kampin e Bllacës.
Në prani të shumë zyrtarëve më të lartë politikë të Republikës së Kosovës dhe të Republikës së Maqedonisë, u inaugurua Qendra Përkujtimore e Eksodit “#Bllaca99. Me këtë rast u vu gurthemeli i Qendrës dhe u promovua treni me mbishkrimin “Përjetësisht në memorjen shqiptare”, që është simbol tragjedisë së shqiptarëve të Kosovës, që erdhën me atë tren në kufirin e Bllacës.