Pjesëmarrje në ceremon përkujitmore në nder të Rafi Halili.

Nën kujdesin e Shoqatës së të Burgosurve Politikë të RMV-së u zhvillua ditën e shtunë në Tetovë, një  ceremoni për të nderuar  jetën e veprën e patriotit, veprimtarit e luftëtarit të çështjes kombëtare Rafi Halili, i cili u nda nga jeta këto ditë. Të pranishëm në këtë ceremoni veç familjarëve, qytetarëve të Tetovës, autoriteteve lokale të Komunës, ishin edhe bashkëluftëtarë e bashkëvuajtës të të ndjerit nga Kosova. I pranishëm në këtë veprimtari ishte edhe Ambasadori Fatos Reka i cili vlerësoi veprëen e kontributin e Rafi Halilit si dhe përcolli ngushëllimet e qeverisë shqiptare e të Ambasadës për ndarjen e parakohshme nga jeta të këtij patrioti e veprimtari shoqëror.

Adresa

Ambasada Shqiptare
Rr.Slavej Planina, nr.2
1000 Shkup, Republika e Maqedonisë së Veriut

Tel / Fax

Tel: +389 2 3246726
Fax: +389 2 3246727
Vetëm për emergjenca:
+38975376896

E-MAIL

embassy.skopje@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 17:00

Zyra Konsullore
10:00-14:00