Mbi pjesëmarrjen e Ambasadorit Fatos Reka në ceremoninë e promovimint të librave në trevat shqipfolëse të rajonit.

Ambasadori Fatos Reka mori pjesë në ceremoninë e promovomit të librave të Profesoreve Anastas Angjeli dhe Adrian Civici, organizuar nga Akademia e Shkencave të Republikës së Shqipërisë, Universiteti Nënë Tereza dhe Universiteti Mesdhetar në bashkëpunim me Komunën e Çairit.
Të pranishëm në ceremoni ishin Zv. Kryeministri Artan Grubi, Kryetari i Akademisë së Shkencave Profesor Skënder Gjinushi, Ministri i Arsimit e Shkencës të Republikës së Maqedonisë së Veriut Jeton Shaqiri, Kryetari i Komunës së Strugës Ramiz Merko si dhe një audiencë profesorësh, studentësh e punonjësish shkencorë. Veprimtaria u zhvillua në kuadrin e promovimit të librave në trevat shqipfolëse të rajonit.

Adresa

Ambasada Shqiptare
Rr.Slavej Planina, nr.2
1000 Shkup, Republika e Maqedonisë së Veriut

Tel / Fax

Tel: +389 2 3246726
Fax: +389 2 3246727
Vetëm për emergjenca:
+38975376896

E-MAIL

embassy.skopje@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 17:00

Zyra Konsullore
10:00-14:00