Ekspozita dokumentaro- fotografike « Gjuha jone sa e mirë »

Në Ditën Ndërkombëtare të Gjuhës Amtare, Agjencia për Zbatimin e Gjuhëve në Maqedoninë e Veriut në bashkëpunim me Muzeun Historik Kombëtar, përuruan ekspozitën dokumentaro- fotografike « Gjuha jone sa e mirë ». Ekspozita bën një kronologji retrospktive të veprave të gjuhës e letërsisë shqipe që nga 1555 e deri tek shkrimtaret e levruesit e gjuhës shqipe të ditëve tona. Në ceremoni, ku ishin të pranishëm zyrtarë të lartë, intelektualë, artistë, gjuhetarë, analistë e studiues të gjuhës shqipë, përshëndetën Drejtori i Agjencisë së Zbatimit të Gjuhëve në RMV Ylber Sela, Drejtori i Muzeut Historik Kombëtar Dorian Koçi, Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Shkup, Fatos Reka dhe Drejtori i ITKSHSH Skënder Asani. Ekspozita do të qëndrojë e hapur disa ditë e do ti dhurohet institucioneve relevante të RMV për ta përdorur për edukimin e brezave të rinj.

Adresa

Ambasada Shqiptare
Rr.Slavej Planina, nr.2
1000 Shkup, Republika e Maqedonisë së Veriut

Tel / Fax

Tel: +389 2 3246726
Fax: +389 2 3246727
Vetëm për emergjenca:
+38975376896

E-MAIL

embassy.skopje@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 17:00

Zyra Konsullore
10:00-14:00