Ditët e Filmit shqiptar

Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Shkup në bashkëpunim me Qëndrën Kombëtare të Kinematografisë (QKK) në Tiranë dhe Cinematekën e Maqedonisë së Veriut (Nikola Rusinski 1, Shkup), do të zhvillojnë nga data 21 deri më 26 tetor, “Ditët e Filmit shqiptar”, aktivitet ky që zhvillohet për herë të parë në Republikën e Maqedonisë së Veriut.
Aktiviteti zhvillohet edhe në kuadër të festave të nëntorit e ka për qëllim shpalosjen e arritjeve të kinematografisë shqiptare, forcimin e bashkëpunimit ndërmjet të dy Qëndrave të distribuimit të filimit, si dhe dhënies mundësi publikut artdashës të RMV për tu njohur me arritjet më të fundit të filmave të prodhuar në Shqipëri.
Gjatë kësaj jave do të shfaqen filma, prodhime e bashkëprodhime nga më fundit me metrazh të gjatë e të shkurtër të regjizorëve shqiptarë si “Liqeni im”, “Dëshira e fundit”, “Delegacioni”, “Bardh e Zi”, “Dielli”, etj.

Adresa

Ambasada Shqiptare
Rr.Slavej Planina, nr.2
1000 Shkup, Republika e Maqedonisë së Veriut

Tel / Fax

Tel: +389 2 3246726
Fax: +389 2 3246727
Vetëm për emergjenca:
+38975376896

E-MAIL

embassy.skopje@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 17:00

Zyra Konsullore
10:00-14:00