Ambasada me udhëzim të autoriteteve përkatëse në Shqipëri, njofton qytetarët shqiptarë se duke filluar nga dita e hënë datë 8 gusht 2022, nuk do të jetë e mundur të aplikohet dhe nuk do të ofrohet shërbim konsullor për dokumentet e mëposhtme:
– Vërtetim mbi vetëdeklarimin për humbjen e dokumenteve. Kodi 0711
– Vërtetim mbi vetëdeklarimin për vjedhjen e dokumenteve. Kodi 0712
– Vërtetim mbi vetëdeklarimin për dëmtimin e dokumenteve. Kodi 0713
-Vërtetim mbi vetëdeklarimin për bllokimin e dokumenteve. Kodi 0714