
Me rastin e 108 vjetorit të lindjes së Shën Terezës - Anjeza Gonxhe Bojaxhiu, e njohur në mbarë botën si murgesha që ia kushtoi jetën ndihmës për të varfërit, u organizua ceremonia përkujtimore dhe vendosja e luleve në pllakën përkujtimore të ish-shtëpisë së shenjtores shqiptare në Sheshin e Shkupit, më 26 gusht 2018.
Në këtë ceremoni përkujtimore morën pjesë edhe përfaqësuesë nga Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Shkup, përfaqësuesë nga shoqata shqiptare, intelektualë, etj..