Ministria e Punëve të Jashtme dënon përdorimin e dhunës në Ukrainë

Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Shqipërisë po ndjek me shqetësim rritjen e tensioneve dhe përshkallëzimin e dhunës në Kiev të Ukrainës, dhunë e cila ka sjellë humbjen e dhjetëra jetëve njerëzore dhe qindra të plagosur.

Ministria e Punëve të Jashtme i bashkohet shqetësimit që ka përfshirë komunitetin ndërkombëtar dhe iu bën thirrje të gjitha palëve që të përmbahen nga akte të tjera të dhunës, të tregojnë maturi dhe veprim politik të përgjegjshëm dhe t’i kthehen sa më parë rrugës së dialogut.

Adresa

Ambasada Shqiptare
Rua Joaquim Antonio Aguiar, Nr.64 4-D
Lisboa 1070-153, Portugal

Tel / Fax

Tel: 00 351 21 38 63 600 / 601 / 602 Fax: 00 351 21 38 78 586

E-MAIL

embassy.lisbon@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 17:00