Marrëdheniet dypalëshe

MARRËDHËNIET SHQIPËRI – PORTUGALI

Marrëdhëniet diplomatike midis vendit tonë dhe Portugalisë janë vendosur në 22 qershor 1977. Të dy vendet janë përfaqësuar normalisht me ambasadorë jorezidentë përkatësisht Paris dhe Romë.

Në vitin 2009, Shqipëria për herë të parë, hapi ambasadën e saj në Lisbonë. Në datën 24.09.2009, Ambasadori z. Edmond Trako i paraqiti letër kredencialet, Presidentit të Portugalisë, z. Anibal Cavaco Silva.

Ndërsa Portugalia vazhdon të mbulojë Shqipërinë nga Roma. Ambasadori i Portugalisë jorezident z. Fernando D’oliviera Neves paraqiti letër kredencialet Presidentit të Republikës, në qershor 2009.

Marrëdhëniet politike mes dy vendeve janë të mira, ndonëse vizitat dhe takimet dypalëshe kanë qenë të pakta.

Portugalia ka përshëndetur vendosjen e demokracisë në vendin tonë dhe në kuadër të ish-12-shes evropiane ka dhënë kontributin e saj financiar. Portugalia ka mbështetur procesin e integrimit të vendit tonë në BE veçanërisht gjatë 6-mujorit të dytë të vitit 2007 kur Portugalia pati presidencën e BE-së. Gjithashtu, ajo ka mbështetur anëtarësimin e Shqipërisë në NATO dhe ka njohur pavarësinë e Kosovës.

Kontaktet dypalëshe

• Në janar 1993, me ftesë të Kryetarit të Kontrollit të Shtetit, ishte për vizitë në vendin tonë Presidenti i Kontrollit të Shtetit të Republikës së Portugalisë, Prof. Dauto Antonio de Sousa Franco. Gjatë kësaj vizite u vendosën kontaktet e para ndërmjet dy institucioneve.

• Nga 11-15 shkurt 1994, morën pjesë në një seminar për reformën administrative në Lisbonë dy këshilltarë të Kryeministrit. Ata patën takime me zyrtarë të larte portugezë, ku dorëzuan edhe një letër të ish-kryeministrit Meksi për Kryeministrin e Portugalisë.

• Në fund të vitit 1995, qeveria portugeze emëroi ambasadorin e saj rezident në Sofje për të mbuluar vendin tonë.

• Më 16-17.09.1996, Ambasadori portugez zhvillon takime në MPJ.

• Më 22 janar 1997, Ministri i Jashtëm Tritan Shehu realizoi vizitën e parë të një niveli të lartë në Portugali.

• Një moment tjetër në kontaktet dypalëshe të nivelit të lartë është dhe takimi i Ministrit Milo gjatë punimeve të Sesionit të 52-të të AP të OKB në shtator 1997, me homologun e tij portugez Jaime Gama.

• EXPO '98 është një nga momentet i rëndësishëm në kontaktet dypalëshe. Në datat 9-11 shtator 1998, në ditët e Shqipërisë në kuadër të EXPO’ 98, mori pjesë një delegacion shqiptar i kryesuar nga ish-Kryeministri Nano.

• Më 11 shtator 1998, në Ministrinë portugeze të Ekonomisë, u nënshkrua Marrëveshja për Mbrojtjen dhe Nxitjen e Investimeve dhe Marrëveshja për Bashkëpunimin në Fushën e Turizmit.

• Më 26 janar 1999, Ministri i Jashtëm portugez, Jaime Gama bëri një vizitë në Tiranë. Ai u prit nga homologu i tij shqiptar z.Milo dhe pati takime të veçanta edhe me Presidentin e Republikës Rexhep Meidani, Kryetarin e Kuvendit Skënder Gjinushi dhe Kryeministrin Pandeli Majko. Kjo vizitë u zhvillua në momentin që Portugalia do të merrte drejtimin e BE-së në vitin 2000.

• Vizita e ish-Ministrit të Punëve të Jashtme, Paskal Milo, në Portugali, në datat 2-4 shkurt 2000.

• Vizita e Ministrit të Punëve të Jashtme Lulzim Basha në Lisbonë më 12 qershor 2007.

• Vizita e Ministrit të Punëve të Jashtme të Portugalisë, Luis Amado në Tiranë në 14 nëntor 2007. Kjo vizitë u zhvillua në kuadër të Presidencës portugeze të BE-së.

• Vizita e punës e Ministrit Basha në Portugali, në shkurt 2009, në funksion të lobimit për ratifikimin e shpejtë të Protokollit të Anëtarësimit të Shqipërisë në NATO nga Portugalia.

• Në mars të vitit 2009 Ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë, zhvilloi një vizitë zyrtare në Portugali ku u diskutua mbi fushat e mundshme të bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve tona

• Vizita e zv Kryeministrit dhe Ministër i Punëve të Jashtme, Ilir Meta në Lisbonë më 11-12 maj 2010. U nënshkrua Protokolli i Bashkëpunimit midis MPJ, nga dy ministrat e PJ, Meta dhe Amado.
Z/v Kryeministri dhe Ministër i PJ, z. Ilir Meta, Presidenti i Dhomës së Tregëtisë dhe Industrisë Portugali-Shqipëri, z. Antonio Fernandes dhe Ambasadori i RSH në Lisbonë, z. Edmond Trako, nënshkruan Aktin e Themelimit të Dhomës së Tregtisë & Industrisë Portugali-Shqipëri (Luso-Albanesa).

• 19-20 nëntor 2010. Kryeministri Sali Berisha, në krye të një delegacioni ku bënin pjesë edhe Ministri i PJ, z. Edmond Haxhinasto dhe Ministri i Mbrojtjes, Arben Imami mer pjesë në Samitin e NATO-s, në Lisbonë.

• 16 dhe 17 Janar 2014. Zv Ministri i Integrimit, z. Majlind Lazimi, mer pjesë në Konferencën Ndërkombëtare mbi Edukimin Shoqëror (Social Literacy) zhvilluar në Mafra, në kuadër të Projektit DAVID, nga Instituti Luso-Ilir për Zhvillimet Njerëzore (ILIDH-Luso-Ilyrian Institute for Human Development).

Adresa

Ambasada Shqiptare
Rua Joaquim Antonio Aguiar, Nr.64 4-D
Lisboa 1070-153, Portugal

Tel / Fax

Tel: 00 351 21 38 63 600 / 601 / 602 Fax: 00 351 21 38 78 586

E-MAIL

embassy.lisbon@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 17:00