Kryetari i Kuvendit z. Ilir Meta u prit nga Ministri i Punëve të Jashtme të Portugalisë z. Rui Machete

Në kuadër të vizitës së tij në Lisbonë, Kryetari i Kuvendit z. Ilir Meta u prit nga Ministri i Punëve të Jashtme të Portugalisë z. Rui Machete me të cilin biseduan mbi marrëdhëniet dypalëshe, mbi ecurinë e procesit të integrimit evropian dhe mbi zhvillimet e fundit ndërkombëtarë.  Kryetari i Kuvendit z. Ilir Meta shprehu mirënjohjen për mbështetjen e pakursyer të Portugalisë në kuadër të anëtarësimit të Shqipërisë në NATO, dhe veçanërisht për konsolidimin e perspektivës evropiane të vendit, duke nënvizuar se miratimi i statusit të vendit kandidat në BE është një lajm i mirë jo vetëm për shqiptarët, por për të gjithë rajonin e Ballkanit.  Ministri i Punëve të Jashtme të Portugalisë z. Rui Machete shprehu bindjen se Portugalia qëndron e gatshme t'a ndihmojë Shqipërinë në përshpejtimin e axhendës evropiane, dhe vuri në dukje se marrëdhëniet dypalëshe duhen çuar në një fazë me dinamike shkëmbimesh. Në këtë kuadër u vlerësua puna e Ambasadës të Shqipërisë dhe e dy Konsujve të Nderit në Portugali dhe u konfirmua vendimi i palës portugeze për hapjen së shpejti të Konsullatës së Nderit në Tiranë, hap që do i shërbejë konkretizimit të shkëmbimeve ekonomike dhe kulturore mes dy vendeve.   portuga2Duke biseduar mbi zhvillimet e fundit në Ukrainë dhe Lindjen e Mesme, z. Meta dhe z. Machete ndanë bindjen se konsolidimi i një axhende të prekshme të integrimit evropian për qytetarët e të gjithë vendeve të rajonit të Ballkanit, do jetë një kontribut për forcimin e parametrave të sigurisë dhe stabilitetit për vetë Bashkimin Evropian, i cili mbetet i paplotësuar pa një Ballkan Perëndimor tërësisht të integruar.  Në përfundim Ministri Machete vlerësoi se vizita e z. Meta ne Portugali dhe forcimi i marrëdhënieve ndër-parlamentare do t'i japë një shtysë të rëndësishme konkretizimit të marrëdhënieve mes Portugalisë dhe Shqipërisë.

Adresa

Ambasada Shqiptare
Rua Joaquim Antonio Aguiar, Nr.64 4-D
Lisboa 1070-153, Portugal

Tel / Fax

Tel: 00 351 21 38 63 600 / 601 / 602 Fax: 00 351 21 38 78 586

E-MAIL

embassy.lisbon@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 17:00