INSTITUTI iLIDH

Instituti Luso-Ilir për Zhvillimin Njerëzor (Instituti LIDH) është një qendër kolektive, jo fitim-prurëse, e themeluar në vitin 2012.

Instituti ka si mision të bëjë kërkime, te studiojë dhe te promovojë aktivitete me karakter shkencor, teknik, edukativ, kulturor, mjedisor, sportiv dhe biznesi në fusha të ndryshme që nxisin bashkëpunimin dhe zhvillimin.

Vizioni i qendrës është të kontribuojë për mirë-qënien personale, sociale dhe progresin e qytetarimit, nëpërmjet promovimit dhe zhvillimit të kompetencave të shekullit XXI, kompetencat, personale, sociale dhe civile, të themeluara në etiken globale.

Instituti LIDH vepron ne fusha te ndryshme, si Edukimi, Kultura, Bashkepunimi dhe Zhvillimi, dhe Menaxhimi i Mesimeve Organizacionale.

Ne fushen e Edukimit, zhvillon iniciativa qe parashikojne zbatimin e qendrueshem te aftesive personale, nderpersonale dhe sociale ne sistemin e edukimit, duke perfshire shkolla dhe institucione te kerkimit dhe politikes publike, ne Shqiperi dhe ne Evrope. Instituti LIDH ka zhvilluar materiale, me miratim shkencor, qe promovojne zhvillimin e kompetencave ne femijet dhe te rinjte, duke adresuar veçanerisht çeshtjet mbi etiken, zgjidhjen e konfliktit, dialogun nderkultural dhe evropian, barazine, marredheniet nderpersonale, jo diskriminimin, afektivitetin, familjen, parenting, abuzimet e substancave, midis te tjerave - ne kuader te Programit LED on Values, Programi i pare Evropian i Literacise Sociale. Ky program ka filluar ne 2010 dhe bashkepunon me organizata te ndryshme brenda dhe jashte vendit.

Ne fushen e Kultures, Instituti LIDH eshte i angazhuar ne promovimin e dialogut nderkulturor dhe nderfetar duke e prezantuar Shqiperine ne Evrope dhe ne Bote si nje nga shembujt me te mire te bashkejeteses paqesore midis feve te ndryshme.

Ne fushen e Zhvillimit dhe Bashkepunimit, Instituti LIDH propozon modele te reja te qeverisjes qe perfshijne ne Kulturen dhe Shoqerine, parime themelore te Shoqerise se Njohurise, optimizimin e sistemeve te informacionit dhe menaxhimit te Njohurise qe nxisin zhvillimin lokal, rajonal dhe kompetencat territoriale.

Instituti LIDH ka qene nje nga nxitesit kryesore te projekteve te Studimit & Zhvillimit mbi kompetencat personale, sociale dhe civile ne Evrope, nepermjet projekteve te ndryshme Evropiane te financuar nga programi Youth in Action, Mekanizmi Financiar i Hapesires Ekonomike Evropiane dhe programi Lifelong Learning.Nder punonjesit dhe aneteret e tij, Instituti LIDH ka mbeshtetjen e personave dhe organizatave te shquara ne Shqiperi dhe jashte shtetit, ne fushen shkencore, te edukimit, biznesit dhe qeverisjes.

Instituto Luso-Ilirio para o Desenvolvimento Humano:
Quinta LIDH
Casal Fanqueiro – Lote 19
Livramento 2665-015 Azueira
Mafra, Portugal
Tel/Fax: +351261961073
Email: lxcarvalho@ilidh,org

Faqja zyrtare web: http://www.ilidh.org/

Adresa

Ambasada Shqiptare
Rua Joaquim Antonio Aguiar, Nr.64 4-D
Lisboa 1070-153, Portugal

Tel / Fax

Tel: 00 351 21 38 63 600 / 601 / 602 Fax: 00 351 21 38 78 586

E-MAIL

embassy.lisbon@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 17:00