Deklaratë për shtyp e MPJ për zhvillimin e zgjedhjeve presidenciale në Ukrainë

 

Ministria e Punëve Jashtme e Republikës Shqipërisë përshëndet zhvillimin e zgjedhjeve presidenciale 25 majit Ukrainë, cilat u karakterizuan nga një pjesëmarrje e lartë dhe vendosmëri e qartë nga ana e autoriteteve për respektimin e lirive themelore.
 
Ministria e Punëve Jashtme përgëzon popullin e Ukrainës, i cili një situatë vështirë krize politike dhe pranisë një mjedisi problematik sigurisë dy rajonet lindore vendit, me maturi dhe përgjegjësi demokratike zgjodhi presidentin e ri vendit, Petro Poroshenko. Ky proces përbën një hap rëndësishëm drejt zgjidhjes krizës politike dhe rivendosjes besueshmërisë institucioneve vendit, zgjedhura nga populli ukrainas mënyrë demokratike.
 
Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Shqipërisë, shpreh besimin se Presidenti i ri, do të veprojë me vendosmëri për të rivendosur paqen dhe demokracinë në vend, për të vazhduar procesin e reformave, me qëllim përmbushjen e aspiratave legjitime të popullit ukrainas për unitet dhe prosperitet.


Adresa

Ambasada Shqiptare
Rua Joaquim Antonio Aguiar, Nr.64 4-D
Lisboa 1070-153, Portugal

Tel / Fax

Tel: 00 351 21 38 63 600 / 601 / 602 Fax: 00 351 21 38 78 586

E-MAIL

embassy.lisbon@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 17:00