Artisti shqiptar Saimir Strati hap ekspozitën e tij të pare në Portugali

Nga data 22 Shkurt deri me 29 Mars 2014, në qytetin e Ponte de Sor, në Portugali, do të qëndrojë e hapur Ekspozita e titulluar “Shtatë Yjet” e artistit shqiptar Saimir Strati.

Saimir Strati është një nga artistët më të njohur të mozaikëve në botë. Mbajtës i shtatë titujve Guinnes, Strati karakterizohet për krijimet e tij të mrekullueshme të këtij arti mijëravjeçar të realizuara me materiale industriale. Strati ndërthur përdorimin e teknikës antike me materialet moderne. Gjatë ekspozimit, artisti shqiptar do të realizojë një mozaik të ri me materialin që përfaqëson më shumë zonën e Ponte de Sor, tapat e shisheve të verës.

Ekspozita do te qëndrojë e hapur nga ora 09:00 – 13:00 dhe 14:00 – 18:00, përveç ditëve të pushimit dhe festave zyrtare, nga data 22 Shkurt deri me 29 Mars, në Centrum Sete Sois, Sete Luas, Centro de Artes e Cultura de Ponte de Sor, Avenida da Liberdade, 64-F, 7400-218, Ponte de Sor.

Adresa

Ambasada Shqiptare
Rua Joaquim Antonio Aguiar, Nr.64 4-D
Lisboa 1070-153, Portugal

Tel / Fax

Tel: 00 351 21 38 63 600 / 601 / 602 Fax: 00 351 21 38 78 586

E-MAIL

embassy.lisbon@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 17:00