Articles

Ambasada shqiptare në Lisbonë organizon recitalin, “Aroma e Muzikës shqiptare”

Albanian

Nga data 4-7 prill 2013 Ambasada shqiptare në Lisbonë dhe Konsullatat e Nderit të RSH në Porto e Madeira, në bashkëpunim me Shkollën e Muzikës “Tefta Tashko Koço” organizuan dy koncerte muzikore në Lisbonë dhe në Porto dhe një ekzpozitë pikture dhe skulpture në Porto.

Ambasada e RSH në Portugali organizon një pritje me rastin e 100 vjetorit të pavarësisë

Albanian

Në dt.28 nëntor 2012, në ambientet e Palacio Foz, ambasada shqiptare në bashkëpunim me Konsullatën e Nderit të RSH në Porto dhe Orkestrën Metropolitane të Lisbonës organizoi festimin e 100 vjetorit të ditës së Pavarësisë së Shqipërisë.

Portugalia fton Shqipërinë të aderojë në Qendrën Veri-Jug të Këshillit të Europës

Albanian

Më dt.21.05.2012, ambasadori Edmond Trako zhvilloi një takim pune me Drejtoreshën e Shërbimeve pranë Organizatave Ndërkombëtare, Drª. Rita Laranjinha.

Qëllimi kryesor i këtij takimi ishte i lidhur me prezantimin nga pala portugeze të ftesës për aderimin e Shqipërisë në Qendrën Veri-Jug të Këshillit të Europës, institucion i cili prej vitit 1990 e ka selinë e tij në Lisbonë.

Ambasadori takon Sekretarin e Shtetit për Çështjet Europiane, në Ministrinë e Jashtme

Albanian

Në dt.12.01.2012, ambasadori Edmond Trako zhvilloi një takim me Sekretarin e Shtetit për Çështjet Europiane në MPJ të Portugalisë, z. Miguel Morais Leitao.

Ambasadori paraqiti një tablo përmbledhëse mbi zhvillimet më të fundit në Shqipëri, si dhe mbi ecurinë e marrëdhënieve midis dy vendeve tona, në veçanti nga momenti i hapjes së ambasadës shqiptare në Lisbonë.

Ambasadori Edmond Trako takohet me Sekretarin e Shtetit për Çështjet Europiane në MPJ të Portugalisë

Albanian

Në dt.04.05.2011 ambasadori Edmond Trako zhvilloi një takim pune me Sekretarin e Shtetit për Çështjet Europiane në MPJ të Portugalisë, z. Pedro Lourtie. Ky takim erdhi pas pjesëmarrjes së Ambasadës së Shqipërisë në veprimtaritë e zhvilluara nga MPJ e Portugalisë me rastin e përkujtimit të “Ditës së Latinitetit”, veprimtari kjo që organizohet nga vendet pjesëmarrëse në Unionin Latin.

Ambasadori Edmond Trako zhvilloi një takim me Drejtorin e Përgjithshëm për Politikën e Jashtme në MPJ të Portugalisë

Albanian

Më dt.05.04.2011, ambasadori Edmond Trako zhvilloi një takim me Drejtorin e Përgjithshëm për Politikën e Jashtme në MPJ të Portugalisë, amb. Antonio Ribeiro de Almeida.

Organizohet ceremonia e hapjes së Konsullatës së Nderit të Shqipërisë në Porto

Albanian

Në dt 21 dhjetor 2010 u organizua ceremonia e hapjes sё Konsullatёs sё Nderit tё RSH nё Porto. Në këtë ceremoni, e cila u organizua në ambientet e konsullatës morrën pjesë përfaqësues të pushtetit lokal, konsuj nderi të disa vendeve të cilët ushtrojnë veprimtarinë e tyre në Porto, akademikë dhe profesorë të Universitetit të Portos, përfaqësues të biznesit dhe mediave vendase, miq e dashamirës të Shqipërisë.

Sekretari i Shtetit për Çështjet Evropiane në MPJ portugeze viziton Tiranën

Albanian

Në datat 1-2 shtator 2010 zhvilloi një vizitë pune në Tiranë, Sekretari i Shtetit për Çështjet Evropiane në MPJ portugeze, z. Pedro Lourtie, në kuadër të një turi rajonal. Në këtë vizitë ai shoqërohej nga z.Fernando Neves, Ambasadori i Portugalisë në Shqipëri, znj.Maria Ribeiro, Drejtorja për Zgjerimin e BE-së; z.José Amaral, Shef në Drejtorinë Shumëpalëshe dhe z. Hélder Joana, anëtar i kabinetit të Sekretarit të Shtetit. Delegacioni portugez u prit në MPJ nga Zëvendësministrja znj. Edith Harxhi.

Themelohet Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Portugali-Shqipëri

Albanian

Ceremonia e shpalljes publike të Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Portugali-Shqipëri u zhvillua më 12 maj 2010 në ambientet e Palacio Conde d’Obidos. Në këtë aktivitet morën pjese Zv. Kryeministri dhe Ministër i Punëve të Jashtme, Z.Ilir Meta, përfaqësues nga Ministria e Punëve të Jashtme të Portugalisë, drejtues të institucioneve të ndryshme portugeze të fushës së ekonomisë, tregtisë, industrisë e turizmit, drejtuesit të AICEP-it (Agjencia për Investimet dhe Tregtinë e Jashtme të Portugalisë), përfaqësues të Institutit Luso-Ilir me qendër në Lisbonë, biznesmenë dhe media vendase.

Zv. Kryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme, z. Ilir Meta zhvilloi sot një vizitë zyrtare në Portugali, me ftesë të Ministrit të Punëve të Jashtme të Portugalisë, z. Luis Amado

Albanian

Në kuadër të kësaj vizite, Zv. Kryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme, z. Ilir Meta, u prit sot dhe zhvilloi bisedime zyrtare me Ministrin e Punëve të Jashtme të Portugalisë, z. Luis Amado.

Bashkëpunimi i mirë politik mes dy vendeve, integrimi evropian i Shqipërisë, liberalizimi i afërt i regjimit të vizave për qytetarët shqiptarë, zhvillimet në Ballkanin Perëndimor dhe Konferenca e Sarajevës, ishin në qendër të bisedimeve të zhvilluara mes tyre.

Pages

Adresa

Ambasada Shqiptare
Rua Joaquim Antonio Aguiar, Nr.64 4-D
Lisboa 1070-153, Portugal

Tel / Fax

Tel: 00 351 21 38 63 600 / 601 / 602 Fax: 00 351 21 38 78 586

E-MAIL

embassy.lisbon@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 17:00