Ambasadori Edmond Trako mori pjesё nё takimin vjetor qё organizon Presidenca e Portugalisë me Trupin Diplomatik

Në dt. 16 janar 2014 ambasadori Edmond Trako mori pjesё nё takimin vjetor tradicional qё organizon Presidenca e Portugalisë me Trupin Diplomatik tё akredituar nё Lisbonё. Ky aktivitet u zhvillua nё Pallatin Presidencial Queluz, me pjesёmarrjen e rreth 120 ambasadorёve, shefave tё misioneve dhe tё Ngarkuarve me Punё a.i. tё akredituar nё Lisbonё. Nё kёtё ceremoni morёn pjesё edhe Ministri i PJ tё Portugalisё, z. Rui Machete, Sekretari i Pёrgjithshёm i MPJ, diplomatё dhe funksionarё tё lartё tё Presidencёs dhe tё MPJ tё Portugalisё, etj.

Nё fjalën e tij, Presidenti Cavaco Silva, evidentoi ndёr tё tjera rёndёsinё qё ka patur pёr Portugalinё viti 2013, në veçanti përballja me krizën e rëndë ekonomiko-financiare, nga e cila Portugalia është duke dalë gradualisht, mbas përkrahjes financiare që filloi të marrë nga institucionet ndërkombëtare duke filluar nga viti 2011. Viti 2013 u cilësua nga Presidenti Cavaco Silva, si viti gjatë të cilit ekonomia portugeze dha disa sinjale pozitive, të cilat do të shërbejnë si bazë gjatë vitit 2014 për të dalë edhe më shpejt nga situata. Rimëkëmbja e ekonomisë do të jetë prioritet kombëtar për vitin 2014, prandaj ky do të jetë vendimtar për Portugalinë, meqenëse në fund të 6-mujorit të parë të 2014 mbaron edhe Programi i Asistencës Ekonomike & Financiare.

Në kuadrin e zhvillimit të marrëdhënieve shumëpalëshe, ai falënderoi të gjitha vendet që përkrahën me votën e tyre zgjedhjen e Portugalisë në Komitetin e Trashëgimisë Kulturore Botërore të UNESCO-s, si dhe në Këshillin e Organizatës Ndërkombëtare të Aviacionit Civil. Portugalia do të vazhdojë theksoi presidenti, përpjekjet e saj për të konkretizuar zgjedhjen në Këshillin e
të Drejtave të Njeriut, dhe me këtë rast ai bëri një apel tjetër për mbështetje për ato vende që nuk kanë shprehur akoma pozicionin e tyre.

Gjatë kësaj ceremonie, Ambasadori Trako u takua dhe bisedoi me Presidentin Cavaco Silva dhe me Ministrin e PJ tё Portugalisё, z. Rui Machete

Adresa

Ambasada Shqiptare
Rua Joaquim Antonio Aguiar, Nr.64 4-D
Lisboa 1070-153, Portugal

Tel / Fax

Tel: 00 351 21 38 63 600 / 601 / 602 Fax: 00 351 21 38 78 586

E-MAIL

embassy.lisbon@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 17:00