Ambasadori

Emri: EDMOND
Atësia: VANI
Mbiemri: TRAKO
Datëlindja: 26.09.1955
Vendlindja: Korçë
Gjendja Civile: I martuar, me Iris Ballauri, me dy fëmijë (Iva, 28 dhe Xhoni, 22 vjeç)
E-mail i Ambasadorit: embassy-portugal@embassyofalbania.com
edmond.trako@mfa.gov.al

SHKOLLIMI :

1995 - 1996 Specializim pasuniversitar me bursën "Fulbright", pranë Universitetit të Stanford, San Francisko - Kaliforni - SHBA.

1994 - 1995 Specializime pasuniversitare me bursa të Universiteteve të Londrës – Angli dhe të Glasgow – Skoci.

1992 Doktor i Shkencave

1991 Kandidat i Shkencave

1984 - 1986 Specializim pasuniversitar në Pneumologji, Fakulteti i Mjekësisë- Universiteti i Tiranës.

1974 - 1980 Studimet universitare ne Fakultetin e Mjekësisë, Universiteti i Tiranes. Mbarim i studimeve të larta me "Medaljen e Artë".

1970 - 1974 Shkolla e Mesme e Pergjithshme “Themistokli Gërmenji”, Korçë.

EKSPERIENCA PUNE:

2009-2014 Me Dekret të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, nr. 1619, dt. 30.03.2009 - Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i RSH, në Republikën e Portugalisë.

17.11.2008 Charge d’Affaires a.i. në Ambasadën e RSH në Portugali

2006-2008 Ministria e Punëve të Jashtme - Drejtoria e Organizatave Ndërkombëtare - Sektori i të Drejtave të Njeriut, Minoriteteve dhe Raportimeve (në OKB dhe KE).

2006 Z/V Dekan i gjithë Trupit Diplomatik të akredituar në Buenos Aires.

2003 – 2006 Me Dekret te Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Nr. 3673, dt. 29.01.2003, Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i RSH, (jo-rezident) ne Republikat e Kolumbisë, Perusë, Venezuelës, Paraguajt, Bolivisë dhe Ekuadorit.

2001 - 2006 Dekan i Trupit Diplomatik në Buenos Aires, për vendet e Europës Qëndrore dhe Lindore.

1998-2006 Me Dekret të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Nr. 1936, dt.17.09.1997 - Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i RSH, në Republikën e Argjentinës. Ambasador, konkurrent në Republikat e Brazilit, Kilit dhe Uruguajt.

1997 Në Ministrinë e Punëve të Jashtme - Drejtoria e Amerikave.

1987 - 1997 Pedagog ne Universitetin e Tiranes, Fakulteti i Mjekësisë.

1986 - 1987 Mjek pneumolog në qytetin e Korçës.
1980 - 1984 Mjek i përgjithshëm në qytetin e Korçës dhe në zonën e Oparit.

DEKORATA & VLERESIME:

2011 Në zbatim të pikës II të VKM nr 767, dt. 06.12.2005, “ Për disa ndryshime dhe shtesa në rregulloren e shërbimit të jashtëm të RSH”, miratuar me VKM, nr 839, dt. 17.12.2004, si dhe të Urdhërit të Ministrit të PJ, nr 350, dt.01.07.2011, me Vendim të Komisionit të Gradave dhe Disiplinës dt. 05.05.2011, jepet grada diplomatike "Ministër Këshilltar".

2001 - 2011 Anëtar i Akademisë Diplomatike të Londrës, i rregjistruar nga kjo Akademi në librin “Who is who in the Diplomatic World”. (The Royal Book of Diplomacy and Science, 2001-2011)

2008 Në zbatim të pikës II të VKM nr.167, dt. 06.12.2005, “Për disa ndryshime dhe shtesa në rregulloren e Shërbimit te Jashtëm të RSH”, miratuar me VKM, nr. 839, dt.17.12.2004, si dhe të Urdhërit të Ministrit te PJ, nr.151/4, dt.01.05.2008, me Vendim të Komisionit të Gradave dhe Disiplinës dt.23.04.2008 jepet grada diplomatike "Këshilltar".

2004 “Urdhëri i Meritave Konsullore”, me gradën “Grand Cruz” - Rio de Zhaneiro - Brazil, 25.12.2004.

2004 Anëtar i “Urdhërit të Kalorësve” në Shoqatën e Shtypit të Pernambukos - Recife - Brazil, 20.12.2004.

1999 Titulli i “Meritave të Veçanta” dhe dekorim me "Bastunin e Madh të Madhështisë dhe Dinjitetit” nga Transakademia (Instituti Universal i Kombeve – Keshilli Superior i Eminencave) me motivacionin : “Për ecurinë e vyer dhe të ndershme me cilësinë e Fellow Internacional, bazuar në aktivitetin personal”, Buenos Aires, 07.12.1999.

1999 Medalja “Humberto Castelo Branco”, nga Instituti i Amerikës Qendrore për Kulturën, Brazil, 11.06.1999.

1999 “Diploma e Urdhërit të Meritave Konsullore” me gradën “Comendador”, Recife - Brazil, 12.05.1999.

1999 Me propozim të Institutit Universal të Kombeve dhe Transakademisë me qëndër në Buenos Aires, jepet “Medalja e Artë për Merita Publike” dhe “Diploma e Nderit” me motivacionin:”Për aktivitetin në Funksionet Publike, në karakterin e Funksionarit të vitit dhe Anëtar i Shquar i Forumit të sferave të larta të angazhuar për një bashkëjetesë sociale më dinjitoze, në paqe”.

1999 Anëtar i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Alagoas - Brazil.

1996 Titulli dhe Diploma e "Fellow College Chest Physician", F.C.C.P.-San Francisko - Kaliforni - SHBA. (Bashkëpunëtor Shkencor i Kolegjit Amerikan të Mjekëve të Toraxit)

1996 Anëtar i Akademisë Internacionale dhe Kolegjit Amerikan të mjekëve të Toraxit.

1991 - 1997 Kandidat për deputet në tre legjislatura.

1990 Një nga drejtuesit e Lëvizjes Studentore për Demokraci dhe bashkëthemelues i Partisë Demokratike. Anëtar i Komisionit Drejtues të kësaj partie dhe përfaqësues i saj në shumë aktivitete politike brenda dhe jashtë vendit.

Pjesëmarës në shumë konferenca dhe seminare politiko-diplomatike dhe shkencore-profesionale, brenda dhe jashtë vendit, në një pjesë të të cilave dhe ka referuar mbi çështje të ndryshme me karakter kombëtar dhe ndërkombëtar
Autor dhe bashkëautor i një sërë artikujve shkencorë-profesionalë dhe politiko-diplomatikë të botuar brenda dhe jashtë vendit (SHBA, Angli, Skoci, Argjetninë, Kili, Brazil, Portugali). Hartues i Raportit të III-të Kombëtar Periodik CEDAW, miratuar me VKM nr.1082 dt.23.07.2008 dhe raportuar në OKB, New York, 2012. Bashkëhartues i Raportit të II-të Kombëtar mbi të Drejtat e Njeriut dhe Minoritetet në Shqipëri - 2008 - Raportuar në Këshillin e Europës.

GJUHET E HUAJA:
Anglisht
Spanjisht (certifikata të Instituteve gjuhësore ndërkombëtare)
Portugalisht
Frengjisht (njohuri mesatare)
Italisht (njohuri mesatare).

Adresa

Ambasada Shqiptare
Rua Joaquim Antonio Aguiar, Nr.64 4-D
Lisboa 1070-153, Portugal

Tel / Fax

Tel: 00 351 21 38 63 600 / 601 / 602 Fax: 00 351 21 38 78 586

E-MAIL

embassy.lisbon@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 17:00