
Mirë se vini në web-faqen e ambasadës shqiptare në Lisbonë
Kjo web - faqe ofron një shumëllojshmëri informacionesh që shpresojmë t'ju shërbejnë. Nëse planifikoni të vizitoni Portugalinë si turist, për të bërë biznes , për të studiuar ose për tu angazhuar në aktivitete kulturore apo artistike, këtu mund të gjeni disa informacione praktike dhe këshilla nëpërmjet web-faqes tonë apo nëpërmjet lidhjeve me faqe të tjera.
Ambasada dhe Konsujt e Nderit - shqiptarë dhe portuguesë - gjithashtu janë të gatshëm për t'ju ndihmuar në gjetjen e përgjigjeve të pyetjeve tuaja dhe për çështje më specifike për të cilat mund të keni nevojë .
Web -site është bërë për ju - ju lutemi na kontaktoni me sugjerimet tuaja për përmirësime . Këto sugjerime mund të ndihmojnë vizitorë të tjerë në të ardhmen .
Ne jemi gjithashtu shumë të interesuar në marrjen e informacionit në lidhje me aktivitete shqiptaro - portugeze të cilat mund të publikohen në faqen tonë të internetit.
Në dispozicioni tuaj
Sh.T.Z. Edmond TRAKO
Ambasador
EMBAIXADA DA REPUBLICA DA ALBANIA
Rua Joaquim Antonio Aguiar, Nr. 64, Piso 4-D
Codigo Postal 1070 - 153
LISBOA - PORTUGAL
Tel : +351 2138 63 600 / 601 / 602
Fax: +351 2138 78 586
E-mail: embassy-portugal@embassyofalbania.com
E-mail: embassy.lisbon@mfa.gov.al