Thirrje e hapur për nxënës/studentë ukrainas me origjinë shqiptare për përfitimin e 3 bursave studimi në Shqipëri

 
Me Vendimin nr.686, datë 02.09.2020, Këshilli i Ministrave ka vendosur dhënien e 3 bursave të studimit për vitin akademik 2020-2021 për nxënës/studentë ukrainas me origjinë shqiptare. Bursa e studimit përfshin mbulim financiar për tarifën e studimeve, mësimin e gjuhës shqipe në vitin e parë të studimeve si dhe shpenzimet e akomodimit dhe ushqimit për kohëzgjatjen e vitit akademik.
Kriteret për përfitimin e bursës nga studenti janë:
 
1. të ketë mbaruar arsimin e mesëm me një mesatare të përgjithshme mbi 8 (tetë) ose të barasvlefshme me të;

2. të mos jetë i diplomuar në ciklin e plotë të studimeve universitare dhe të ketë vërtetim nga universiteti për këtë fakt;

3. të jetë student nga komuniteti #shqiptar i diasporës dhe që jeton në #Ukrainë;

4. të jetë student në një nga fushat prioritare të studimit, të përcaktuara në marrëveshje;

Dokumentacioni i studentit duhet të jetë i legalizuar dhe i përkthyer në gjuhën shqipe nga një përkthyes i licensuar.

Për informacione të mëtejshme rreth kritereve dhe kushteve të aplikimit: https://bit.ly/365c8czhttps://bit.ly/2RW3ncE
 

Adresa

Ambasada Shqiptare
Ul. .Altowa 1, 02-386
Warszawa,Poland

Tel / Fax

Tel.: +48 22 824 14 27
Fax.:+48 22 824 14 26
Raste urgjente: +48 501194910

E-MAIL


ambasada@albania.waw.pl
embassy.warsaw@mfa.gov.al

'

Orari zyrtar

E hënë- E enjte
08:30 - 17:00
E premte
08:30 - 14:30