Shërbime të Ambasadës

Shërbimet kryesore konsullore Ambasadës

Ambasada e Republikës Shqipërisë Varshavë kryen shërbimet konsullore përfaqësi, për shtetasit ukrainas (viza të tipit D), si dhe për shtetasit shqiptarë këto shtete:

1. Republika e Polonisë

2. Republika e Estonisë

2. Republika e Letonisë

3. Republika e Lituanisë

4. Ukrainë

Shënim: Informacioni i plotë mbi Shërbimet Konsullore gjendet në website e Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme të Republikës së Shqipërisë:

http://www.punetejashtme.gov.al/al/sherbime/sherbime-konsullore

 

Informacion për regjimin dhe aplikimin e vizave

REGJIMI I VIZAVE PËR SHTETASIT SHQIPTARË

Dokumentacioni i nevojshëm për marrjen e vizave të huaja

Dokumentacioni që duhet të sigurojnë shtetasit për të marrë vizë është i ndryshëm në funksion të legjislacionit të huaj dhe qëllimit të udhëtimit. Si rregull, shtetasit duhet të kenë pasaportë udhëtimi me vlefshmëri të mjaftueshme, të plotësojnë formularin e aplikimit, të paraqesin ftesën apo garancinë nga pritësi në vendin e huaj si dhe sigurimin e udhëtimit/shëndetit për raste urgjence mjekësore dhe riatdhesim. 

Në faqet elektronike të ministrive të vendeve të huaja apo vetë ambasadave të tyre ofrohet zakonisht informacion i nevojshëm. 

Regjimi i vizave 

Informacioni që jepet në tabelën bashkëlidhur është vetëm orientues, sipas të dhënave më të fundit që disponon MPJ. Shtetasit para se të udhëtojnë duhet të kontaktojnë me përfaqësinë më të afërt të vendit destinacion për t’u informuar për kushtet e hyrjes e daljes në këtë vend. 

MPJ nuk është përgjegjëse për ndryshime ose pasaktësi në informacionin e dhënë. 

Për vendet ku shtetasit nuk kanë nevojë për vizë afatshkurtër (shih në tabelë kolonën “vizë afatshkurtër”), informacioni “Përfaqësia ku aplikohet” jepet për rastet nëse ata do të kenë nevojë të kërkojnë vizë qëndrimi (vizë e ngjashme me atë tipit D). 

Bashkëlidhur tabela me vendet: Regjimi i vizave për shtetasit shqiptarë. 

Çfarë duhet të kenë parasysh shtetasit para se të udhëtojnë? 

Shtetasit duhet të sigurohen nëse në vendet ku do të shkojnë ka trazira politike, katastrofa, sëmundje dhe epidemi apo është e nevojshme të vaksinohen. Është e rekomandueshme të njihen më parë, aq sa është e nevojshme, për traditat, zakonet, doket e vendeve ku do të shkojnë.

 

Shënim: Para udhëtimit shtetasit duhet të kenë me vete adresat e përfaqësive shqiptare që mbulojnë vendet ku do të kalojnë: http://www.punetejashtme.gov.al/al/perfaqesite-diplomatike/perfaqesite-shqiptare-ne-bote 

 

REGJIMI I VIZAVE PËR HUAJT

Regjimi i vizave për të huajt përcaktohet në bazë të Ligjit, 108/13, “për të huajt”, dhe VKM, 513/13, “për trajtimin e të huajve”, i ndryshuar.

1) Hyjnë pa vizë në Shqipëri:

a) Të huajt që kanë një vizë të vlefshme Schengen, me shumë kalime, e cila është përdorur më parë në një nga vendet e zonës Schengen, ose që kanë një leje të vlefshme qëndrimi në një nga vendet e zonës Schengen;

b) Të huajt që kanë një vizë të vlefshme të SHBA ose të Mbretërisë së Bashkuar, me shumë kalime, e cila është përdorur më parë në një nga këto vende, ose kanë leje të vlefshme qëndrimi në SHBA ose në Mbretërinë e Bashkuar.

2) Të huajt nga Arabia Saudite, Bjellorusia, Katari, Omani, Rusia, Tajlanda, Bahrejni dhe India mund të hyjnë në Republikën e Shqipërisë për qendrim afatshkurtër, me dokumentin pasaportë për periudhën 10 qershor - 30 nëntor 2020.

3) Viza e tipit “C”, është viza, e cila i jep të drejtën mbajtësit të saj të hyjë dhe të qëndrojë në Republikën e Shqipërisë deri në 90 ditë brenda 180 ditëve, duke filluar nga data e hyrjes së pare. Viza “C” mund të lëshohet me një, dy ose shumë hyrje. Periudha e vlefshmërisë nuk mund t’I kalojë 5 vjet.

4) Viza e tipit “D”, është viza, e cila jepet për shtetas të huaj, të cilët kërkojnë të qëndrojnë në Republikën e Shqipërisë më shumë se 90 ditë për 180 ditë dhe kur, për t’u pajisur me leje qëndrimi për këta shtetas kërkohet vizë.

Bashkëlidhur gjeni tabelën me regjimin e specifikuar të vizave për secilin vend të huaj:

Regjimi i vizave për të huajt

Të huajt nga vende që nuk janë përfshirë në tabelë kanë nevojë për vizë para se të udhëtojnë në Shqipëri dhe aplikimet mund t’i paraqesin në përfaqësinë më të afërt nga vendi i tyre i origjinës ose rezidencës;

Për llojin e dokumentacionit dhe aplikimin online për vizë, lutem klikoni në linkun:

http://punetejashtme.gov.al/aplikim-per-vize/

Vizitat afatshkurtra

nga viti 2011 nuk ka nevojë për vizë, për ju vini Poloni për qëndrim afatshkurtër (90 ditë brenda 180 ditëve). Janë vlefshme kushtet dhe rregullat vlejnë për hyrjen hapësirën e Shengenit. Vetëm mbajtësit e pasaportave biometrike përfitojnë nga regjimi pa viza. Një informacion detajuar e gjeni faqen e MPJpër lëvizjen e lirë

Ftesa nga pritësi

Për rastet kur jeni ftuar nga familjarë ose miq Poloni, por dhe për vizita shkurta pune, pavarësisht se nuk kërkohet vizë, duhet keni me vete një dokument ftesë me shkrim nga mikpritësi juaj. Duhet jeni gjendje përherë motivoni udhëtimin tuaj.

Ju rekomandojmë që, megjithatë mikpritësi juaj të hartojë një ftesë formale të shkruar në anglisht, ku të jepet qartë identiteti i tij, numri i telefonit, adresa e plotë, lidhja shoqërore apo familjare, si dhe të merren përsipër detyrimet që dalin nga ligji për të huajt. Kjo ftesë ka mundësi të kërkohet nga autoritetet kufitare, si në daljen nga Shqipëria, por dhe në kufirin e parë të Shengenit, gjatë udhëtimit për në Poloni.

Kur udhëtoni tranzit nga vendet të treta

Kur udhëtoni nga vende të treta dhe tranzitoni përmes Polonisë për në Shqipëri, megjithëse mund të mos dilni nga ambientet aeroportuale, duhet të keni përherë me vete dokumentacionin e nevojshëm, që ju lejon hyrjen në hapësirën e Shengenit. Duhet të keni pasaportën biometrike dhe dokumentacionin tjetër mbështetës, që në rastet e tranzitimit, mjaftueshëm konfirmohet nga bileta dhe leja e qëndrimit në vendin e rezidencës. Nuk mund të tranzitoni me dokumente të tjera, megjithëse me ato dokumente lejoheni të hyni në Shqipëri (si p.sh. Green Card amerikane, dokumente udhëtimi për të huaj kanadeze ose britanike).

Mosrespektimi i rregullave të qëndrimit ju bën të dënueshëm.

Tejkalimi i afateve të qëndrimit është i dënueshëm. Kundravajtësit dënohen me gjobë e deri në dëbim nga vendi, si dhe ju hiqet e drejta përkohësisht ose përgjithmonë të hyjnë në vendet e Shengenit.  

Mosrespektimi i ligjeve të tjera në Poloni gjithashtu është motiv i mjaftueshëm për t'ju larguar nga vendi dhe mos të lejoheni të hyni në hapësirën e Shengenit.

Lejet e qëndrimit

Me ardhjen në Poloni, autoriteti që lëshon lejen e qëndrimit për ju është Zyra për tëHuajt, e cili ka zyra dhe në provincat ku jetoni. Për hollësi, merrni kontakt me zyrën, për të sqaruar procedurën që duhet të ndiqni për marrjen e lejes së qëndrimit.

Ambasada jonë nuk ka mundësi t’ju ndihmojë në marrjen e lejes së qëndrimit. Lejet e qëndrimit janë nën përgjegjësinë e plotë të autoriteteve polake.

Kriteret për t'u paisur me leje kalimi

Për të mundësuar kthimin e shtetasve shqiptarë, të cilët nuk kanë pasaportë të vlefshme dhe që duan ose duhet të kthehen në Shqipëri, Ambasada lëshon leje kalimi. 

Duhet të jeni me qëndrim të përkohshëm ose të përhershëm në Poloni, që të aplikoni në Ambasadë për pajisjen me këtë dokument.   

Leja e kalimit është dokument identiteti i përkohshëm, me afat të kufizuar vlefshmërie dhe që lëshohet vetëm për t’u kthyer në Shqipëri.

Për të aplikuar për leje kalimi, duhet të paraqiteni personalisht në Ambasadë, në Sektorin Konsullor dhe të keni me vete dokumente që dëshmojnë mjaftueshëm identitetin tuaj. Të tilla dokumente janë: pasaportë e pavlefshme, kartë identiteti, certifikatë lindje nga gjendja civile përkatëse, leje drejtimi automjeti, etj. Kur shihet e arësyeshme, Ambasada nis procesin e verifikimit të personit përmes Drejtorisë Konsullore, në Ministrinë e Punëve të Jashtme.

Kur ju ka humbur pasaporta e udhëtimit duhet të bëni denoncimin në polici. Denoncimi është i domosdoshëm për të kërkuar leje kalimi.

Veç dokumenteve të sipërpërmendura,janë të nevojshme dy foto për pasaportë, me ngjyra, me sfond të bardhë, pamje ballore dhe me përmasa 4x5 cm.

Për fëmijët nën 16 vjeç

Për fëmijët nën moshën 16 vjeç, kërkesa për leje kalimi bëhet nga të dy prindërit, të cilët shoqërojnë fëmijën bashkërisht për kryerjen e formaliteteve në Ambasadë, Sektori Konsullor. Kur s’është e mundur paraqitja e të dy prindërve, njëri prind autorizon me deklaratë noteriale prindin që do të shoqërojë fëmijën.

Tarifa e lëshimit të lejeve të kalimit

Lëshimi i lejes së kalimit është nën taksë me tarifë 30 euro. Para se të kërkohet lëshimi i leje kalimit duhet të keni derdhur në llogarinë e Ambasadëskëtë shumë dhe të paraqisni bashkë me dokumentet e tjera një kopje të konfermës bankare:

Në fund të faqes gjendet formulari për lejen e kalimit.

 

Konto në EUR: 85114010100000420632001002

Adresa e bankës:

mBank S.A.

Skrytka Pocztowa 2108

90-959 Łódź 2

 

Kodi SWIFT: BREX PL PW MBK

Numër IBAN: Konto euro: PL85114010100000420632001002

 

Dokumentat për lidhje martese

Për lidhjen e martesës me një shtetas/e polak/e ndiqet kjo procedurë:

Shtetasi/ja polake duhet të marrë 3 (tre) dokumentë:

1. Çertifikatën e lindjes (akt urodzenia)  

2. Çertifikatë që dëshmon gjendjen civile të interesuarit (zaświadczenie o stanie cywilnym)

3. Çertifikatë që vërteton adresën e banimit (zaświadczenie o adres zameldowania).

Të tre këto dokumenta legalizohen me vulën apostile në Ministrinë e Jashtme të Polonisë dhe më pas përkthehen në gjuhën shqipe (tek një përkthyes ligjor).

Më pas këto dy dokumenta dorëzohen në gjendjen civile të qytetit nga është shtetasi/ja shqiptar/e në Shqipëri.

Në bazë të dy dokumentave të shtetasit/es polak/e, gjendja civile në Shqipëri lëshon dy dokumenta:

1. Çertifikatën e lindjes

2. Çertifikatën për lidhje martese

Kjo e dyta është e barazvlefshme me dokumentin polak të çertifikatës që është e aftë për t'u martuar (zaświadczenie o zdolności do zawarcia małżeństwa).

Me marrjen e këtyre dy dokumentave ndiqet e njëjta procedurë si në rastin e dokumentave polake, por në Shqipëri, dmth legalizohen me vulën apostile në Ministrinë e Jashtme të Shqipërisë dhe më pas përkthehen në gjuhën polake (tek një përkthyes ligjor).

Shënim: Përpara përkthimit në gjuhën polake, duhet të pyesni pranë gjendjes civile në qytetin polak nga është partneri/ja nëse e njohin përkthyesin ligjor nga Shqipëria apo duhet përkthyer tek një përkthyes ligjor në Poloni, pasi ka patur raste që nuk e njohin përkthyesin ligjor të gjuhës polake  në Shqipëri.

Në pamundësi për t'u paraqitur personalisht në gjendjen civile në Shqipëri, shtetasi/ja shqiptar/e mund t'i tërheqi këto dokumenta pas pajisjes me një prokurë të posaçme në Ambasadën shqiptare të vendit ku ndodhet.

 

Prokura e thjeshtë

Diplomatët e ngarkuar me funksione konsullore, kanë të drejtë ligjore që, duke vepruar si noterë, të përpilojnë prokura të thjeshta përfaqësimi. Përfitojnë nga ky shërbim që ofrohet nga Ambasada, Sektori Konsullor, vetëm shtetasit shqiptarë, me banim dhe qëndrim të rregullt në Poloni.

Kini parasysh: 

Nuk mund të porositen nga shtetasit prokura të cilat kanë të bëjnë me ndryshime pronësie, si p.sh. veprime që kalojnë pronësinë mbi pronat e paluajtshme, dhe prokura që kanë të bëjnë me detyrime nga kontratat. Këto prokura mund të porositen vetëm tek noterët e liçensuar në Poloni.

Dokumentacioni për prokurë

Për t’u pajisur me prokurë, shtetasi duhet të paraqitet detyrimisht në Ambasadë, Sektorin Konsullor. Me vete duhet të ketë pasaportën e vlefshme shqiptare dhe/ose kartën e identitetit, si dhe dokumente të mjaftueshme që tregojnë se ka qëndrim të rregullt në Poloni (leje qëndrimi, etj). 

Tarifa për lëshimin e prokurës

Të gjitha prokurat janë nën taksë me tarifë konsullore 20 euro/faqe. Pagesa për tarifën duhet të bëhet paraprakisht në llogarinë bankare të ambasadës:

Konto në EUR: 85114010100000420632001002

Adresa e bankës:

mBank S.A.

Skrytka Pocztowa 2108

90-959 Łódź 2

Kodi SWIFT: BREX PL PW MBK

Numër IBAN: Konto euro: PL85114010100000420632001002

Shënim:

Çdo shtetas shqiptar që, për arsye të ndryshme, ka nevojë të tërheqë çertifikata apo dokumente në Shqipëri, pa u paraqitur personalisht, mund të paraqitet në Ambasadë për t'u pajisur me prokurën e posaçme, me të cilën autorizon familjarët e tij. Për këtë, shtetasi duhet të paraqesë dokumentin e tij të identitetit (pasaportën e udhëtimin dhe/ose kartën e identitetit), si dhe të paraqesë të dhëna të sakta për personin që do të autorizojë: emër, mbiemër; datëlindje; vendlindje, numrin e kartës së identitetit ose/dhe të pasaportës së udhëtimit.

 

Veprimet me shtetësinë

Marrja dhe lënia e shtetësisë shqiptare rregullohet me ligjin për shtetësinë. Autoriteti përgjegjës për trajtimin e çështjeve të shtetësisë është Ministria e Punëve të Brendshme

Marrja dhe lënia e shtetësisë bëhet nga Presidenti, me dekret. Dekreti hyn në fuqi, menjëherë dhe më pas botohet dhe në Fletoren Zyrtare (faqja e Qendrës së Publikimeve Zyrtare).

Për hollësi procedurale, kontaktoni me Ambasadën, Sektorin Konsullor.

Dokumentet publike polake

Të gjithë dokumentet publike, të lëshuara nga administrata polake duhet të çertifikohen në përputhje me Konventën për Apostillën (5 tetor 1961), para se të paraqiten tek autoritetet shqiptare, për veprime proceduriale të mëtejshme. 

Autoritetet polake që lëshojnë apostillën

Në Poloni, Ministria e Punëve tëJashtme, pajis me apostila dokumentet: çertifikata lindjeje, martese, familjare, etj. 

Dokumentet e lëshuara nga autoritetet polake, që janë pajisur me apostilë, nuk kanë nevojë të paraqiten në Ambasadë, për legalizim të mëtejshëm.  

Dokumentet e administratës publike shqiptare

E njejta procedurë aplikohet për dokumentet e lëshuara nga administrata publike shqiptare dhe që do të paraqiten për veprime të mëtejshme pranë autoriteteve polake.  

Dokumentet shqiptare duhet të paisen me vulën apostilë. Nuk është i nevojshëm legalizimi i tyre i mëtejshëm, tek Ambasada polake në Tiranë. 

Autoriteti shqiptar që lëshon vulën apostilë

Ministria e Punëve të Jashtme, Drejtoria Konsullore, Zyra e Legalizimit të Dokumenteve, është autoriteti përgjegjës për paisjen e dokumenteve shqiptare me vulën e apostilës. 

Pagesat me bankë

Asnjë pagesë nuk mund të kryhet me para në dorë, por vetëm nëpërmjet bankës.

Paraqitja në Sektorin Konsullor

Vizitat në Ambasadë për çështje konsullore bëhen në oraret e caktuara si më poshtë dhe duke lënë paraprakisht takim. 

Adresa e kontaktit: 

ul. Altowa 1,

02-386, Warszawa

Email: embassy.warsaw@mfa.gov.al

Tel.: +48 22 824 14 27 | Fax: +48 22 824 14 26

 

Orari i Sektorit Konsullor: 

E martë dhe e enjte 10:00 - 14:00

 

Ambasada, Sektori Konsullor, nuk punon në ditët e fundjavës dhe ditët e festave zyrtare:

01 dhe 02 Janar - Festat e Vitit të Ri

14 Mars - Dita e Verës

22 Mars - Dita e Nevruzit

16 Prill - E diela e Pashkës Katolike dhe e diela e Pashkës Ortodokse

17 Prill - E hëna e Pashkës Katolike dhe e hëna e Pashkës Ortodokse

01 Maj - Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve

25 Qershor - Dita e Bajramit të Madh

26 Qershor - E hëna e Bajramit të Madh

01 Shtator- Dita e Kurban Bajramit

19 Tetor - Dita e Lumturimit të Nënë Terezës

28 Nëntor - Dita Flamurit dhe e Pavarësisë

29 Nëntor - Dita e Çlirimit

8 Dhjetor - Dita Kombëtare e Rinisë

25 Dhjetor - Krishtlindja



*Në rastet kur festat zyrtare bie në ditët e pushimit javor, dita e hënë është ditë pushimi.

**Shënim: Data e festave të Kurban Bajramit dhe Bajramit të Madh mund të ndryshojë sipas kalendarit hënor. Në rast se do të ketë ndryshime, do të viheni në dijeni me një njoftim të dytë.

Adresa

Ambasada Shqiptare
Ul. .Altowa 1, 02-386
Warszawa,Poland

Tel / Fax

Tel.: +48 22 824 14 27
Fax.:+48 22 824 14 26
Raste urgjente: +48 501194910

E-MAIL


ambasada@albania.waw.pl
embassy.warsaw@mfa.gov.al

'

Orari zyrtar

E hënë- E enjte
08:30 - 17:00
E premte
08:30 - 14:30