Polonia asiston Shqipërinë dhe vendet e BP në luftën kundër koronavirusit

Më 26 maj 2020, u zhvillua në ambientet e Brigadës së 8-të të Zjarrfikësve në Varshave eventi për nisjen e ngarkesës me ndihma të Polonisë në luftën kundër koronavirusit për Shqipërinë dhe 5 vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor, Bosnje dhe Hercegovinë, Kosovë, Mal i Zi, Maqedoninë e Veriut dhe Serbi, ku morën pjesë ambasadorët e vendeve respektive dhe përfaqësues të të gjitha subjekteve të përfshira në organizimin e dërgesës. Ministria e Punëve të Jashtme e Polonisë u përfaqësua nga Sekretari i Shtetit z. Szymon Szynkowski vel Sęk dhe Nën Sekretari i Shtetit, z. Paweł Jabłoński. Pati gjithashtu përfaqësues të lartë nga Ministria e Brendshme dhe Administrata, Ministria e Shëndetësisë, Ministria e Klimës, Fondi i Solidariteti PL dhe Agjencia e Rezervave Materiale. Në fjalën e saj, Ambasadorja e RSH në Poloni, znj. Shpresa Kureta falenderoi Poloninë për mbështetjen e pakursyer dhe ndihmën e Polonisë për Shqipërinë, për hapjen e negociatave, zotimin për të kontribuar me 2.7 milion Euro në rindërtimin e Shqipërisë pas dëmeve të tërmetit të 26 nëntorit 2019, si dhe për ndihmën në luftën kundër koronavirusit, etj.​

Adresa

Ambasada Shqiptare
Ul. .Altowa 1, 02-386
Warszawa,Poland

Tel / Fax

Tel.: +48 22 824 14 27
Fax.:+48 22 824 14 26
Raste urgjente: +48 501194910

E-MAIL


ambasada@albania.waw.pl
embassy.warsaw@mfa.gov.al

'

Orari zyrtar

E hënë- E enjte
08:30 - 17:00
E premte
08:30 - 14:30