Njoftim mbi procedurën për pajisjen me pasaportë dhe kartë identiteti në Shqipëri

Aktualisht në Republikën e Shqipërisë, të gjitha aplikimet për pajisje/ripajisje me dokumente biometrike kryhen fillimisht online. Shtetasit e interesuar, ndjekin paraprakisht procedurën e aplikimit online dhe në vijim informohen lidhur me datën dhe orarin e paraqitjes në zyrat e ALEAT për të përfunduar procedurën e aplikimit.
 
Konkretisht specifikohet që të gjithë shtetasit e interesuar për të marrë këtë shërbim, duke qenë në territorin e Republikës së Shqipërisë:
 
a) Në rastin e aplikimit për pajisje/ripajisje me pasaportë biometrike, si dhe pasaportë biometrike dhe kartë identiteti njëkohësisht, duhet të ndjekin procedurën si mëposhtë:
• Aplikojnë në e-Albania duke zgjedhur opsionin: "Aplikim i formularit për lëshim ose rinovim të pasaportës";
Për dijeninë tuaj, ju përcjellim linkun me informacionin e detajuar lidhur me procedurën e aplikimit dhe dokumentacionin e nevojshëm:
• Pas shqyrtimit të aplikimit, shtetasit e interesuar do të njoftohen me sms dhe e-mail për miratimin ose jo të procedurës së kërkuar ligjore nga Policia;
• Pjesë e mesazhit të sipërcituar, të miratimit, do të jetë edhe linku ku shtetasit duhet të rezervojnë datën dhe orën për t'u paraqitur fizikisht në zyrat përkatëse të ALEAT, me qëllim vijimin e procedurës së aplikimit;
b) Në rastin e aplikimit për pajisje/ ripajisje vetëm me kartë identiteti, shtetasit e interesuar duhet të rezervojnë takimin për tu paraqitur në zyrën përkatëse të ALEAT. Informacioni lidhur me proceduren që duhet ndjekur për rezervimin gjendet në linkun si vijon: https://rezervo.aleat.al/

Adresa

Ambasada Shqiptare
Ul. .Altowa 1, 02-386
Warszawa,Poland

Tel / Fax

Tel.: +48 22 824 14 27
Fax.:+48 22 824 14 26
Raste urgjente: +48 501194910

E-MAIL


ambasada@albania.waw.pl
embassy.warsaw@mfa.gov.al

'

Orari zyrtar

E hënë- E enjte
08:30 - 17:00
E premte
08:30 - 14:30