Marrëdhëniet dypalëshe

Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Varshavë mbulon marrëdhëniet diplomatike me shtetet si më poshtë:

1. Republika e Polonisë

2. Republika e Estonisë

3. Republika e Letonisë

4. Republika e Lituanisë

5. Ukrainë

 

MARRËDHËNIET ME POLONINË

Viti 1937 konsiderohet si viti i vendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis dy vendeve. Qeveria shqiptare i dërgoi qeverisë polake një kërkesë për njohje, menjëherë pas vendimit final të Konferencës së Ambasadorëve në Paris, në nëntor 1921. Në vitin 1928 atasheu ushtarak i ambasadës polake në Beograd, njoftoi përfaqësuesin shqiptar atje, për dëshirën e qeverisë polake, për hapjen e një legate polake në Shqipëri. Në vitin 1937, legata polake në Athinë, njofton palën shqiptare se, Ministri Fuqiplotë i Polonisë në Athinë, do të akreditohej Ministër Fuqiplotë edhe në Tiranë. Shtypi polak i kohës e cilësoi këtë akt si rivendosje të marrëdhënieve midis Polonisë dhe Shqipërisë, pas 500 vjetësh, duke i'u referuar periudhës së fitoreve të Gjergj Kastriotit Skëndërbeut, kohë kur mbreti i Polonisë dhe i Hungarisë, Władysław i tretë, i ishte drejtuar nëpërmjet një letre për t’i kërkuar bashkëpunim.

Marrëdhëniet me Poloninë vlerësohen tradicionalisht si shumë të mira. Një vend dashamirës dhe që ka mbështetur proceset më të rëndësishme në të cilat është angazhuar Shqipëria, pas rënies së murit të Berlinit, anëtarësimin në NATO dhe integrimin në Bashkimin Evropian. Gjithësesi vlen të theksohet se marrëdhëniet shumë të mira politike dhe fryma miqësore midis dy vendeve, kanë nevojë të transformohen në marrëdhënie intensive në fushat me interes reciprok.

Polonia ka ofruar një mbështetje të vazhdueshme sa i takon proceseve integruese të Shqipërisë. Në të gjitha takimet e nivelit të lartë, pala shqiptare është siguruar për këtë mbështetje të Polonisë, që nuk është vetëm në planin politik. Në maj 2014, gjatë vizitës së Ministrit ë Punëve të Jashtme të RSH, z. Ditmir Bushati në Varshavë, u nënshkrua Memorandumi i Bashkëpunimit midis dy vendeve në çështjet e integrimit evropian, dhe menjëherë filloi puna për zbatimin e tij. Gjatë vizitës së Ministrit të Punëve të Jashtme të Republikës së Polonisë, z. Jacek Czaputowicz, në Shqipëri, në maj 2018, u lançua edhe konferenca e Tiranës.

Vizitat e nivelit të lartë mes Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Polonisë

Konstatohen rezultate të mira sa i takon bashkëpunimit midis dy vendeve gjatë viteve të fundit, me një bilanc pozitiv dhe premtues për të ardhmen e këtyre marrëdhënieve.

- janar 2014, Shqipëri

Zëvendësministrja e Punëve të Jashtme e Republikës së Polonisë, znj. Henryka Dendis zhvilloi një vizitë si kryetare e ekipit polak për konsultime diplomatike.

- maj 2014, Poloni

Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Shqipërisë, z. Ditmir Bushati, zhvilloi një vizitë zyrtare në Poloni.

- qershor 2014, Poloni

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, z. Bujar Nishani mori pjesë në ceremoninë e 25-vjetorit të rënies së komunizmit.

- korrik 2014, Poloni

U zhvillua në Varshavë Sesioni i 5-të i Komisionit të Përbashkët Ekonomik midis Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Polonisë.

- tetor 2014 - Poloni

Ministrja e Mbrojtjes e Republikës së Shqipërisë, znj. Mimi Kodheli, zhvilloi një vizitë zyrtare në Poloni.

- mars 2015 - Shqipëri

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Polonisë, z. Leszek Soczewica zhvilloi një vizitë, gjatë të cilës u mbajtën konsultime mbi çështjet e sigurisë dhe bashkëpunimit në kuadër të NATO-s.

- prill 2015 - Poloni

Ministri i Energjisë dhe Industrisë, z Damian Gjiknuri mori pjesë në Kongresin Ekonomik Europian, së bashku me zëvendësministrin e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit dhe Tregtisë, znj. Brunilda Paskali.

- qershor 2015, Shqipëri

Ministrja e Kulturës e Republikës së Polonisë, znj. Małgorzata Omilanowska, zhvilloi një vizitë zyrtare në Shqipëri.

- qershor 2015, Poloni

Avokati i Popullit i Republikës së Shqipërisë z. Igli Totozani mori pjesë në një konferencë në Varshavë.

- nëntor 2015, Poloni

Kryetari i Institucionit të Kontrollit të Lartë të Shtetit, z. Bujar Leskaj, zhvilloi një vizitë zyrtare në Poloni.

- qershor 2016, Shqipëri

Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Polonisë, z. Witold Wascikowski vizitoi një vizitë zyrtare në Shqipëri.

- korrik 2016, Poloni

Samiti i NATO-s - Delegacioni nga Republika e Shqipërisë u kryesua nga Kryeministri z. Edi Rama, dhe morën pjesë Ministri i Punëve të Jashtme, z. Ditmir Bushati dhe Ministrja e Mbrojtjes, znj. Mimi Kodheli.

- nëntor 2016, Poloni

Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Shqipërisë, z. Ditmir Bushati mori pjesë në takimin e Vishegradit 4 dhe Ballkanit Perëndimor.

 - dhjetor, 2016, Shqipëri

Kryeministrja e Republikës së Polonisë, znj. Beata Szydlo, zhvilloi një vizitë zyrtare në Shqipëri, vizitë e shoqeruar nga një Forum Biznesi.

- maj 2017, Poloni

Nënkryetarja e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, znj. Valentina Leskaj mori pjesë në Samitin e Kryetarëve të Parlamentit të Evropës Qendrore dhe Lindore.

- maj 2017, Poloni

U zhvillua Sesioni i 6-të i Komisionit të Përbashkët Ekonomik ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Polonisë, i shoqeruar nga një Forum Biznesi.

- tetor 2017, Shqipëri

Ministri i Mbrojtjes i Republikës së Polonisë, z. Antoni Macierewicz, zhvilloi një vizitë zyrtare në Shqipëri.

- tetor 2017, Poloni

Pjesëmarrje e Zëvendësministres së Infrastrukturës dhe Energjetikës të Republikës së Shqipërisë, znj. Dorina Cinari në Takimin e Ministrave të Transportit, në kuadër të formatit 16 + 1, mbajtur në Varshavë, Poloni.

- nëntor 2017, Poloni

Pjesëmarrje e Zëvendësministres së Punëve të Brendshme të Republikës së Shqipërisë, znj. Romina Kuko, në Forumin e Salzburgut dhe në Konferencën Ministrore të Grupit të Miqve nga Ballkani Perëndimor dhe Moldavia, mbajtur në Varshavë të Polonisë.

- dhjetor 2017, Poloni

Kryeministri i Republikës së Shqipërisë, z. Edi Rama, zhvilloi një vizitë zyrtare në Poloni, vizitë e shoqeruar nga një Forum Biznesi.

- maj 2018, Shqipëri

Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Polonisë, Jacek Czaputowicz, zhvilloi një vizitë zyrtare në Shqipëri, gjatë së cilës u çel Konferenca e Tiranës.

- shtator 2018, Shqipëri

Sekretari i Shtetit për Çështjet Evropiane, Diplomacinë Publike dhe Ekonomike në MPJ e Polonisë, z. Szymon Szynkowski vel Sęk, zhvilloi një vizitë në Shqipëri, në kuadër të Procesit të Berlinit dhe marrjes nga Polonia të kryesimit të kësaj inicitive në vitin 2019.

- tetor 2018, Poloni

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, z. Ditmir Bushati, mori pjesë në Forumin e Sigurisë së Varshavës si panelist në Sesionin Ministerial me temë “Catching Wind in Rough Waters – EU and Western Balkans”, si dhe zhvilloi një takim dypalësh me Ministrin e Punëve të Jashtme të Polonisë, z. Jacek Czaputowicz.

Ministri i Turizmit dhe Mjedisit i RSH, z. Blendi Klosi, mori pjesë në Panairin Ndërkombëtar të Turizmit, “World Travel Show” dhe zhvilloi takime dypalëshe.

- dhjetor 2018, Poloni

Presidenti i Shqipërisë, z. Ilir Meta, mori pjesë në Katowice, në Konferencën e OKB mbi Klimën, COP24.

Zv. Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme i RSH, z. Gent Cakaj, mori pjesë në takimin e Zv. Ministrave të Jashtëm të Procesit të Berlinit, në Poznan.

 - shkurt 2019, Poloni

Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme i RSH, z. Gent Cakaj, mori pjesë në Ministerialin për Promovimin e të Ardhmes së Paqes dhe Sigurisë në Lindjen e Mesme në Varshavë.

Zv. Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme i RSH, z. Sokol Dedja, mori pjesë në takimin e Ministrave të Integrimit të Procesit të Berlinit, në Varshavë.

 

MARRËDHËNIET ME ESTONINË

Marrëdhëniet diplomatike me Estoninë janë vendosur më 17 janar të vitit 1992, të cilat vlerësohen si marrëdhënie shumë të mira. Shkëmbimi i vizitave të nivelit të lartë është një element kyç i rivitalizimit të marrëdhënieve dypalëshe.

Mbështetja e Estonisë për Shqipërinë në rrugën e saj të anëtarësimit në NATO dhe integrimin evropian është vlerësuar shumë. Gjithashtu vlerësohet shumë njohja e Kosovës, mbështetja dhe qëndrimi konstruktiv i Estonisë ndaj Kosovës.

Mbulimi diplomatik është me ambasadorë jo-rezidentë, përkatësisht marrëdhëniet me Estoninë mbulohen nga Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Varshavë, Poloni, ndërsa marrëdhëniet me Shqipërinë mbulohen nga Ambasada e Republikës së Estonisë në Athinë, Greqi.  Konsullata e Nderit e Estonisë në Shqipëri u inaugua zyrtarisht në prill 2010, gjatë vizitës së Kryeministrit Andrus Ansip në Tiranë. Ndërkohë që Konsulli i Nderit, Sotiraq Guga, është emëruar gjatë pranverës së vitit 2009.

Vizitat e nivelit të lartë mes Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Estonisë

- mars 2004

Ministrat e Punëve të Jashtme të dy vendeve u takuan në Samitin e Gjenevës.

- mars 2006, Estoni

Vizitë zyrtare e Ministrit të Punëve të Jashtme të RSH, z. Besnik Mustafaj, në Estoni.

- maj 2006, Shqipëri

Vizitë pune në Estoni e delegacionit të përbashkët të Komitetit parlamentar të Mbrojtjes Kombëtare dhe të Ministrisë së Mbrojtjes estoneze në Shqipëri.

- shkurt 2007, Estoni

Vizitë në Estoni e Ministrit të Punëve të Jashtme, z. Mustafaj dhe Ministrit të Mbrojtjes, z. Mediu, në kuadër të mbledhjes së përbashkët të ministrave të jashtëm dhe të mbrojtjes së vendeve anëtare të Kartës së Baltikut, Adriatikut dhe SHBA.

- nëntor 2007, Shqipëri

Vizitë në Tiranë e Ministrit estonez të Mbrojtjes, z.  Aavikso.

- mars 2008, Estoni

Vizitë në Estoni e një delegacioni shqiptar me përfaqësues të Kabinetit të Kryeministrit dhe të Ministrisë së Integrimit.

- prill 2008, Estoni

Vizitë në Estoni e Kryeministrit të Shqipërisë, z. Sali Berisha.

- nëntor 2008, Estoni

Vizitë në Estoni e Ministrit të Mbrojtjes të Shqipërisë, z. Oketa, në kuadër të takimit NATO-Ukrainë.

- mars 2010,Shqipëri

Vizitë në Tiranë e Ministrit estonez të Drejtësisë. 

- prill 2010, Shqipëri

Vizitë në Tiranë e Kryeministrit të Estonisë, z. Ansip.

- prill 2010, Estoni

Takim i Ministrit të Jashtëm të RSH, z. Meta me Ministrin e Jashtëm të Estonisë, z. Paet, në kuadër të takimit të MPJ-ve të NATO-s, në Estoni.

- nëntor 2011, Estoni

Vizitë në Estoni e Ministrit të Inovacionit të RSH, z. Pollo.

- tetor 2012, Estoni

Vizitë në Estoni e parlamentarëve shqiptarë nga Komisioni i Integrimit Evropian.

- nëntor 2013

Takim i Kryeministrit të RSH, z. Rama me Kryeministrin e Estonisë, z.  Ansip, në kuadër të Samitit të vendeve të Evropës Qëndrore dhe Lindore dhe Kinës, në Bukuresht.

- shkurt 2014, Estoni

Vizitë në Estoni e Ministres së Inovacionit të RSH, znj. Harito.

- mars 2017, Shqipëri

Vizitë në Tiranë e Zv. Ministrit për Çështjet Evropiane të Estonisë, z. Maati Maasikas.

- janar 2018, Estoni

Vizitënë Estoni  e Ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme të RSH, z. Ditmir Bushati.

- mars 2018, Shqipëri

 Vizitë në Tiranë e Zv. Sekretarit të MPJ të Estonisë për Çështjet Ekonomike dhe të Zhvillimit, Ambasadori, z. Väino Reinart, me një delegacion biznesi nga Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë e Estonisë.

- tetor 2018, Estoni

 Vizitë në Estoni e Zv. Ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme të RSH, z. Etjen Xhafaj sëbashku me Zv. Ministren e Ekonomisë, znj. Albana Shkurta, ku përveç pjesëmarrjes në Forumin e Biznesit për Ballkanin Perëndimor, kanë zhvilluar edhe takime dypalëshe.

 

MARRËDHËNIET ME LETONINË

Marrëdhëniet diplomatike me Letoninë janë vendosur në vitin 1928 dhe u rivendosën në vitin 1992. Marrëdhëniet midis dy vendeve vlerësohen si shumë të mira. Ka vendosmëri për intensifikim të marrëdhënieve si dhe vijimin e shkëmbimit të vizitave, jo vetëm në nivel Ministrash, por edhe në nivel Kryeministri, Kryetar Kuvendi dhe Presidenti.

Mbështetja e Letonisë për Shqipërinë në rrugën e saj të anëtarësimit në NATO dhe integrimin evropian është vlerësuar shumë. Gjithashtu vlerësohet shumë njohja e Kosovës, mbështetja dhe qëndrimi konstruktiv i Letonisë ndaj Kosovës.

Mbulimi diplomatik është me ambasadorë jo-rezidentë, përkatësisht marrëdhëniet me Letonisë mbulohen nga Ambasada Republikës së Shqipërisë në Varshavë, Poloni, ndërsa marrëdhëniet me Shqipërinë mbulohen nga Ambasada e Republikës së Letonisë në Romë, Itali. Më 4 qershor 2015, u inaugurua në Tiranë, Konsullata e Nderit e Letonisë në Shqipëri dhe Konsull Nderi u emërua Sokol Kraja.

Vizitat e nivelit të lartë mes Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Letonisë

- janar 2005, Letoni

Vizitë në Letoni e Ministrit të Mbrojtjes, z. Pandeli Majko.

- mars 2006, Letoni

Vizitë në Letoni e Ministrit të Punëvë të Jashtme të RSH, z. Besnik Mustafaj.

- 2008, Letoni

Vizitë në Letoni e Kryetares së Kuvendit të RSH, z. Jozefina Topalli.

-gusht 2014, Shqipëri

Vizitë në Tiranë e Ministrit të Punëve të Jashtme të Letonisë, z. Edgars Rinkēvičs.

- shkurt 2018, Letoni

Vizitë në Letoni e Ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme të RSH, z. Ditmir Bushati.

- tetor 2018, Letoni

 Vizitë në Letoni e Zv. Ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme të RSH, z. Etjen Xhafaj dhe Zv. Ministres së Ekonomisë, znj. Albana Shkurta.

 

MARRËDHËNIET ME LITUANINË

Shqipëria e ka njohur Lituaninë de jure më 27 gusht 1991. Marrëdhëniet diplomatike mes dy vendeve janë vendosur më 30 prill 1992. Marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Lituanisë janë shumë të mira. Ka vullnet për forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve dhe intensifikimin e bashkëpunimit mes dy vendeve tona, në të gjitha fushat me interes të ndërsjellë. Intensifikimi i dialogut politik dypalësh dhe shumëpalësh me Lituaninë mbetet i rëndësishëm. 

Mbështetja e Lituanisë për Shqipërinë në rrugën e saj të anëtarësimit në NATO dhe integrimit  evropian është vlerësuar shumë. Gjithashtu vlerësohet shumë njohja e Kosovës, mbështetja dhe qëndrimi konstruktiv i Lituanisë ndaj Kosovës.

Mbulimi diplomatik është me ambasadorë jo-rezidentë, përkatësisht marrëdhëniet me Lituaninë mbulohen nga Ambasada Republikës së Shqipërisë në Varshavë, Poloni, ndërsa marrëdhëniet me Shqipërinë mbulohen nga Ambasada e Republikës së Lituanisë në Athinë, Greqi. Konsulli i Nderit i Lituanisë në Shqipëri është Kastriot Haska.

Vizitat e nivelit të lartë mes Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Lituanisë

- dhjetor 2004, Lituani

Vizitë në Lituani e Ministrit të Punëve të Jashtme të RSH, z. Kastriot Islami

- mars 2007, Lituani

Vizitë zyrtare në Lituani e Presidentit të RSH, z. Alfred Moisiu.

- tetor 2013, Shqipëri

Vizitë në Tiranë e Ministrit të Punëve të Jashtme të Lituanisë, z. Linas Linkevičius, në kuadër të marrjes së Presidencës lituaneze të BE.

- janar 2018, Lituani

Vizitë në Lituani e Ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme të RSH, z. Ditmir Bushati.

- maj 2018, Lituani

Pjesëmarrje e Ministrit të Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural të RSH, z. Niko Peleshi, në Forumin e 13-të të Bashkëpunimit Tregtar dhe Ekonomik midis Kinës dhe CEEC, në Vilnius.

 

MARRËDHËNIET ME UKRAINËN

Marrëdhëniet diplomatike me Ukrainën janë vendosur më 13 janar 1993. Marrëdhëniet politike mes dy vendeve vlerësohen si të mira, me interes të përbashkët për zhvillim të mëtejshëm. Shkëmbimi i vizitave të nivelit të lartë midis dy vendeve është një element kyç. Bashkëpunimi ka patur kryesisht në kuadër të organizatave ndërkombëtare. Që nga muaji maj 2011, Shqipëria ka vendosur që shtetasit e Ukrainës të hyjnë në vendin tonë pa vizë dhe që nga prilli i vitit 2017 qytetarët shqiptarë mund të hyjnë në Ukrainë pa viza.

Intensifikimi i marrëdhënieve me Ukrainën gjatë viteve të fundit, të cilat kanë sjellë një rritje të konsiderueshme të bashkëpunimit midis dy vendeve, shikohet si positive dhe me optimizëm.

Diaspora shqiptare në Ukrainë vlerësohet si një urë lidhëse mes dy vendeve. Vijojnë përpjekjet për të bërë të mundur ndërtimin e një bashkëpunimi konkret me diasporën, për zhvillimin edhe mbrojtjen e identitetit kombëtar, traditës shpirtërore dhe materiale të tyre, si dhe gjuhës shqipe.

Mbulimi diplomatik është me ambasadorë jo-rezidentë, përkatësisht marrëdhëniet me Ukrainën mbulohen nga Ambasada Republikës së Shqipërisë në Varshavë, Poloni, ndërsa marrëdhëniet me Shqipërinë mbulohen nga Ambasada e Ukrainës në Athinë, Greqi. Më 16 qershor 2015 u zhvillua ceremonia e inagurimit të Konsullatës së Nderit të RSH në Kharkov, Ukrainë dhe u emërua si Konsull Nderi, Dr. Shahin Omarov. Aktualisht edhe Ukraina ka Konsullin e saj të Nderit në Shqipëri, z. Blendi Bajraktari.

Vizitat e nivelit të lartë mes Republikës së Shqipërisë dhe Ukrainës

- nëntor 2016

Ministri i Punëve të Jashtme i Ukrainës, z. Pavlo Klimkin, zhvilloi një vizitë zyrtare në Shqipëri.

- janar 2018

Ministri i Shtetit për Diasporën i RSH, z. Pandeli Majko, zhvilloi një vizitë zyrtare në Ukrainë.

- shkurt 2018

Kryetarja e Komisionit të Punëve të Jashtme e RSH, znj. Mimi Kodheli, zhvilloi një vizitë zyrtare në Ukrainë.

- shkurt 2018

Ministri për Evropën dhe Punëve të Jashtme i RSH, z. Ditmir Bushati, zhvilloi një vizitë zyrtare në Ukrainë.

Adresa

Ambasada Shqiptare
Ul. .Altowa 1, 02-386
Warszawa,Poland

Tel / Fax

Tel.: +48 22 824 14 27
Fax.:+48 22 824 14 26
Raste urgjente: +48 501194910

E-MAIL


ambasada@albania.waw.pl
embassy.warsaw@mfa.gov.al

'

Orari zyrtar

E hënë- E enjte
08:30 - 17:00
E premte
08:30 - 14:30