Dr. Shpresa Kureta, Ambasadore e Shqipërisë në Poloni

Shpresa Kureta, një diplomate e Shërbimit të Jashtëm të Republikës së Shqipërisë, që mban gradën Ministër-Fuqiplotë, më 29 prill 2014, është dekretuar Ambasadore Residente e Republikës së Shqipërisë në Republikën e Polonisë dhe Ambasadore Joresidente në Republikën e Estonisë, Republikën e Letonisë, Republikën e Lituanisë dhe në Ukrainë.
 
Nga Janari 2014 deri në marrjen e detyrës në Varshavë në shtator 2014, Ambasadorja Kureta ka shërbyer si Drejtore për Rajonin dhe Vendet Fqinje në Ministrinë e Punëve të Jashtme (MPJ), ndërkohë caktohet edhe Koordinatore Kombëtare e Shqipërisë në Nismësn e Evropës Qendrore (NEQ), nga muaji maj 2013. Ambasadorja Kureta ka qenë Drejtore për Evropën Juglindore në MPJ nga muaji gusht 2009. Ajo ka mbajtur funksionin e koordinatores së Planit të Veprimit për Anëtarësim në NATO (PVA), në departamentin e NATO-s, në MPJ, nga marsi 2006 deri në gusht 2009. Si koordinatore e PVA, Ambasadorja Kureta ka koordinuar punën e agjencive dhe ministrive të ndryshme të përfshira në procesin e PVA-së, në hartimin, zbatimin dhe monitorimin e dokumentit të PVA-së, shkëmbimin e informacionit, përgatitjen e raporteve për zyrën e Kryeministrit dhe përgatitjen e takimeve të Komitetit Ndërministror për Integrim dhe të Grupit të Punës.
 
Në shtator 2001, Ambasadorja Kureta u dekretua Ambasadore e Shqipërisë në Austri, ku dhe shërbeu deri në fund të vitit 2005. Në dhjetor 2000, ajo u caktua në Ambasadën e Republikës së Shqipërisë në Stokholm, gjatë presidencës Suedeze të Bashkimit Evropian, ku shërbeu si këshilltare deri në nëntor 2001. Nga shtatori 1999 deri në dhjetor të vitit 2000, Ambasadorja Kureta ka qenë Drejtore e Departamentit të Amerikave, ku dhe ka shërbyer si Desk Officer që nga fillimi i punës në Ministrinë e Punëve të Jashtme, në dhjetor 1997.
 
Përpara se ti bashkohej Shërbimit të Jashtëm, Ambasadorja Kureta ka qenë Drejtore Menaxhuese e “DeMeTra”, një OJQ konsulence dhe trajnimi , të cilën e ka bashkë-themeluar. Përpara këtij angazhimi, ajo ka qenë pedagoge në Universitetin e Tiranës, ku dhe ka mbrojtur doktoraturën, në vitin 1991. Ajo është diplomuar në Fakultetin e Shkencave Politike dhe Juridike në Universitetin e Tiranës, në vitin 1982.
 
Në fund të shërbimit të saj në Austri, Presidenti i Republikës së Austrisë i akordoi Ambasadores Kureta dekoratën “The Grand Decoration of Honour in Gold with Sash”.
 
Ambasadorja Kureta është e martuar dhe nënë e dy fëmijëve, Vanina dhe Endrit.

Adresa

Ambasada Shqiptare
Ul. .Altowa 1, 02-386
Warszawa,Poland

Tel / Fax

Tel.: +48 22 824 14 27
Fax.:+48 22 824 14 26
Raste urgjente: +48 501194910

E-MAIL


ambasada@albania.waw.pl
embassy.warsaw@mfa.gov.al

'

Orari zyrtar

E hënë- E enjte
08:30 - 17:00
E premte
08:30 - 14:30