Atasheu i ri ushtarak i Republikës së Shqipërisë në Republikën e Polonisë, Kolonel Dilaver Hoxha, zhvillon vizitat akredituese në institucionet e mbrojtjes polake

Në datat  23 dhe 25 shtator 2020, Kolonel Dilaver Hoxha, atasheu ushtarak i sapoemëruar, kreu turin e akreditimit në institucionet kryesore të Mbrojtjes së Republikës së Polonisë. Në Ministrinë e Mbrojtjes, pritja u organizua nën drejtimin e znj. Anna Kostiuk, drejtore e  Departamentit të Marrëdhënieve Ushtarake me Jashtë, duke vijuar më tej me takimin me  Zëvendësshefin e parë të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura Polake,Gjeneral Lejtnant Mikutel Tadeusz

Kolonel Hoxha zhvilloi vizita familjarizuese edhe në Komandën e Përgjithshme dhe Komandën Operacionale të Forcave të Armatosura polake, respektivisht të drejtuara nga Gjeneral Lejtnant Jan Śliwka dhe Kolonel Tomasz Kowalik, ku nuk mungoi shprehja e gadishmërisë për ruajtjen dhe zhvllimin e mëtejshëm midis insitutcioneve të mbrojtjes të dy vendeve.

Shqipëria dhe Polonia, si dy vende anëtare të Aleancës së Atlantikut të Veriut, ndajnë  pikëpamje të përbashkëta mbi mbrojtjen dhe sigurinë, përfshirë dhe sfidat dhe mundësitë për një të ardhme sa më të mirë dhe të sigurtë për rajonin euroatlantike si dhe mbarë globin.

Adresa

Ambasada Shqiptare
Ul. .Altowa 1, 02-386
Warszawa,Poland

Tel / Fax

Tel.: +48 22 824 14 27
Fax.:+48 22 824 14 26
Raste urgjente: +48 501194910

E-MAIL


ambasada@albania.waw.pl
embassy.warsaw@mfa.gov.al

'

Orari zyrtar

E hënë- E enjte
08:30 - 17:00
E premte
08:30 - 14:30