Takimi Stoltenberg- Xhaçka gjatë Ministerialit të NATO-s, vlerësohet kontributi i Shqipërisë në misionet paqëruajtëse

Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, zhvilloi një takim të veçantë me sekretarin e Përgjithshëm të NATO, Jens Stoltenberg, gjatë takimit të ministrave të Mbrojtjes të vendeve anëtare të NATO-s, që mbahet në datat 14 dhe 15 shkurt në Bruksel.

“E informova sekretarin e Përgjithshëm mbi angazhimin e Shqipërisë, që brenda vitit 2024, 2% e Prodhimit të Brendshëm Bruto t’i dedikohet fushës së mbrojtjes, si edhe rikonfirmova rritjen e angazhimit të vendit tonë në të gjitha misionet e NATO dhe BE, apo edhe në misionin e ri kombëtar siç janë emergjencat civile”, - tha ministrja Xhaçka pas takimit.

Nga ana e tij, zoti Stoltenberg, vlerësoi angazhimin e Shqipërisë për të përmbushur detyrimet e ndërmarra në kuadër të buxhetit, dedikuar në fushën e mbrojtjes.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO njëherësh vlerësoi kontributin njerëzor të vendit tonë në misionet paqeruajtëse, për përkushtimin dhe profesionalizimin e ushtarakëve tanë.

Takimi i ministrave të Mbrojtjes të vendeve anëtare të NATO, që po zhvillohet këto dy ditë në Bruksel, merr një rëndësi të veçantë, pasi i paraprin takimeve përgatitore të Samitit të kryetarëve të shteteve anëtare të Aleancës së Atlantikut të Veriut, që do të mbahet në Bruksel në 11 dhe 12 korrik.

Adresa

Përfaqësia e Përherëshme e Republikës së Shqipërisë në NATO
B-1110 Brussels- Belgium

Tel / Fax

Tel. +32 2 707 2782
Fax. +32 2 707 2783
Nr. i emergjences: +32 2 707 2782

E-MAIL

mission.nato@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 17:00