Republika e Shqipërisë solidarizohet me Maqedoninë në përballimin e situatës emergjente dhe ofron asistencë financiare

Ministri i Punëve të Jashtme Ditmir Bushati, gjatë një konference për shtyp në MPJ, shprehu shqetësimin për situatën e rëndë të krijuar si rezultat i përmbytjeve të ndodhura në zonën e Shkupit dhe Tetovës, me pasoja të rënda dhe humbje jetë njerëzish. Ministri Bushati shprehu ngushëllimet e ndjera për jetët e humbura, informoi mbi ndjekjen nga afër të kësaj situate të rëndë humanitare si dhe kontaktet e zhvilluara me zyrtarë të lartë qendrorë e vendorë, për t’u njohur me gjendjen dhe nevojat në terren.

Në shenjë solidarizimi me popullin dhe qeverinë e Maqedonisë, si dhe me familjet që humbën njerëzit e dashur, Ministri Bushati bëri të ditur vendimin e qeverisë shqiptare për të alokuar një fond prej 100 mijë eurosh për lehtësimin e dëmeve të shkaktuara dhe rikthimin në normalitet të përditshmërisë për fqinjët dhe bashkëkombësit tanë maqedonas, me banim në Shkup dhe Tetovë.

Ai siguroi për ndjekjen në vazhdim të situatës dhe shprehu gatishmërinë për të vënë në dispozicion çdo lloj ndihme tjetër që mund të kërkohet nga fqinjët tanë për administrimin më së miri të situatës së krijuar. “Në orët e ardhshme, do të vijojmë kontaktet intensive me autoritetet maqedonase për të marrë një vlerësim të detajuar të dëmeve dhe modalitetet e bërjes efektiv të fondit të akorduar”, vuri në dukje Ministri Bushati.

 

Adresa

Përfaqësia e Përherëshme e Republikës së Shqipërisë në NATO
B-1110 Brussels- Belgium

Tel / Fax

Tel. +32 2 707 2782
Fax. +32 2 707 2783
Nr. i emergjences: +32 2 707 2782

E-MAIL

mission.nato@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 17:00