Presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani zhvilloi një takim me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, në Selinë Qendrore të NATO-s, ditën e enjte, 28 prill 2016

Presidenti i Shqipërisë Bujar Nishani zhvilloi një takim me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, në Selinë Qendrore të NATO-s, ditën e enjte,   28 prill 2016. Në bisedimet e tyre, Presidenti Nishani dhe Sekretari i Përgjithshëm diskutuan mbi  çështjet kyçe në axhendën e NATO-s në prag të Samitit të Varshavës, kontributin e  Shqipërisë në NATO-s situatën e sigurisë në rajonin Euroatlantik, përfshirë  Ballkanin Perëndimor. 

Duke folur në një konferencë të përbashkët shtypi me Sekretarin e Përgjithshëm Stoltenberg, Presidenti Nishani nënvizoi rëndësinë që Shqipëria i kushton përballjes së sfidave të sigurisë  në hapësirën  Euroatlantike  në të gjitha drejtimet, përfshirë ato që vijnë nga krahu lindor e jugor i  saj. Presidenti Nishani vuri në dukje se Shqipëria është e vendosur të modernizohet për t’iu përgjigjur në mënyrën e duhur sfidave  të kohës dhe, në zbatim të angazhimeve të marra në Uells,  Shqipëria do të vijojë rritjen  e shpenzimeve të mbrojtjes.

Presidenti  Nishani nënvizoi gjithashtu mbështetjen e Shqipërisë për politikën e dyerve të hapura të NATO-s dhe integrimit të vendeve të  Ballkanit Perëndimor në familjen euro-atlantike.

Nga ana e tij, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s vlerësoi Shqipërinë për kontributin e saj për sigurinë e Aleatëve dhe për rolin e saj në forcimin e stabilitetit në Ballkanin Perëndimor. Duke theksuar rolin e rëndësishëm të Shqipërisë në këtë rajon, z. Stoltenberg  shtoi se bashkëpunimi i Tiranës me fqinjët e saj ndihmon " për të ndërtuar stabilitetin pranë  shtëpisë."

Sekretari i Përgjithshëm  vlerësoi  lart Shqipërinë për kontributin e vazhdueshëm të Shqipërisë  në misionet e NATO-s në Afganistan dhe Kosovë, si dhe për mbështetjen e saj të fortë për partnerët e NATO-s, duke përfshirë Ukrainën. Ai gjithashtu përshëndeti kontributin e Shqipërisë në Koalicionin Global kundër ISIL, me pajisjet dhe forcave speciale trajnerëve në Irak. 

Adresa

Përfaqësia e Përherëshme e Republikës së Shqipërisë në NATO
B-1110 Brussels- Belgium

Tel / Fax

Tel. +32 2 707 2782
Fax. +32 2 707 2783
Nr. i emergjences: +32 2 707 2782

E-MAIL

mission.nato@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 17:00