MPJ përshëndet propozimin e KE për udhëtimin pa viza të qytetarëve të Kosovës në zonën Schengen

MPJ e Shqipërisë përshëndet propozimin e Komisionit Evropian për udhëtimin pa viza të qytetarëve të Kosovës në zonën Schengen, si një hap të rëndësishëm në lehtësimin e kontakteve dhe forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve midis Kosovës dhe Bashkimit Evropian.
 
Liberalizimi i vizave shënon progres në procesin e integrimit evropian të Kosovës dhe e bën të prekshme perspektivën evropiane për qytetarët kosovarë. Kjo perspektivë përbën një mbështetje të pazëvendësueshme për procesin e reformave edhe për vendet e tjera të rajonit.

Propozimi i Komisionit Evropian është njohje e arritjeve të reformave shtet-ndërtuese në Kosovë, veçanërisht në fushën e sundimit të ligjit.
 
Shqipëria shpreson në një miratim të shpejtë të propozimit të Komisionit Evropian nga Këshilli i Bashkimit Evropian dhe Parlamenti Evropian, në mënyrë që të përmbushet një prej angazhimeve të Samitit të Selanikut të vitit 2003 për udhëtimin pa viza të qytetarëve të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Adresa

Përfaqësia e Përherëshme e Republikës së Shqipërisë në NATO
B-1110 Brussels- Belgium

Tel / Fax

Tel. +32 2 707 2782
Fax. +32 2 707 2783
Nr. i emergjences: +32 2 707 2782

E-MAIL

mission.nato@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 17:00