Ministrja Kodheli në Ministerialin e Mbrojtjes në Bruksel

Ministrja e Mbrojtjes znj. Mimi Kodheli mori pjesë në takimin e ministrave të Mbrojtjes të vendeve anëtare të NATO-s në Bruksel. Znj. Kodheli fillimisht zhvilloi një takim shumëpalësh me ministrat e Mbrojtjes të vendeve kontribuese në grup-batalionin e dislokuar në Letoni. Ministri i Mbrojtjes i Kanadasë z. Harjit Singh Sajjan dhe ai i Letonisë Raimonds Bergmanis falënderuan ministren Kodheli për kontributin e dhënë nga Shqipëria dhe angazhimin në kuadër të kësaj nisme. Ministrat diskutuan nevojën e harmonizimit dhe të bashkërendimit të strategjive dhe aktiviteteve të vendeve kontribuese në përputhje me objektivat e NATO. Ministrja Kodheli falënderoi vendet pritëse, organizatore dhe ato pjesëmarrëse dhe deklaroi se ky kontribut do të vazhdojë edhe gjatë vitit 2018.

Ministrja Kodheli gjithashtu pati një takim me homologun malazez, z. Predrag Bošković, i cili falënderoi ministren Kodheli për mbështejen e vazhdueshme dhe të gjithanshme që Shqipëria ka dhënë për anëtarësimin e plotë të Malit të Zi në NATO. 

Ministrja Kodheli zhvilloi një takim dhe me homologen e saj maqedonase, znj. Radmilla Sheqerinska. Gjatë këtij takimi të dy ministret diskutuan mbi bashkëpunimin dypalësh dhe shkëmbimin e informacionit si domosdoshmëri për të qenë efikas në luftën kundër terrorizmit. Ministrja Kodheli përsëriti faktin se Shqipëria mbështet politikën e dyerve të hapura njësoj si aleatët.

Gjatë këtij ministeriali ministrja Kodheli zhvilloi biseda edhe me sekretarin Stoltenberg dhe ministrat e vendeve më të mëdha anëtare të NATO, si SHBA, Kanada, Itali, Gjermani etj.

Ky ministerial vjen menjëherë pas takimit të kryetarëve të shteteve të mbajtur në maj 2017 në Bruksel dhe ka në axhendën e tij diskutimin dhe implementimin e vendimeve të tyre. Forcimi i marrëdhënieve transatlantike, ndarja e barrës së përgjëgjësive mes aleatëve, zhvillimi i kapaciteteve të mbrojtjes të NATO, bashkëpunimi konkret NATO - BE dhe rritja e rolit të NATO në luftën kundër terrorizmit.

Adresa

Përfaqësia e Përherëshme e Republikës së Shqipërisë në NATO
B-1110 Brussels- Belgium

Tel / Fax

Tel. +32 2 707 2782
Fax. +32 2 707 2783
Nr. i emergjences: +32 2 707 2782

E-MAIL

mission.nato@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 17:00