Ministri Bushati diskuton përgatitjet për Samitin e ardhshëm të Procesit të Berlinit me ministrin britanik të Shtetit për Punët e Jashtme Alan Duncan

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme Ditmir Bushati priti sot në një takim Ministrin e Shtetit për Punët e Jashtme  të Mbretërisë së Bashkuar Alan Duncan. Diskutimi u përqendrua në shkëmbimin e mendimeve lidhur me Samitin e Procesit të Berlinit të vitit 2018 që do të mbahet në Mbretërinë e Bashkuar.

Ministri nënvizoi rëndësinë e ruajtjes së fokusit të Procesit të Berlinit tek mbështetja për integrimin evropian të vendeve të rajonit tonë, nëpërmjet forcimit të ndërlidhjes infrastrukturore dhe ekonomike midis vendeve të rajonit dhe me Bashkimin Evropian.

Ministri britanik e cilësoi mbajtjen e Samitit të ardhshëm në Britani si shprehje të ruajtjes së angazhimit të Mbretërisë së Bashkuar në rajonin tonë dhe në Evropë, edhe pas vendimit për daljen e Mbretërisë së Bashkuar nga Bashkimi Evropian.

Palët disktutuan gjithashtu rrugët për forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve dypalëshe.

Adresa

Përfaqësia e Përherëshme e Republikës së Shqipërisë në NATO
B-1110 Brussels- Belgium

Tel / Fax

Tel. +32 2 707 2782
Fax. +32 2 707 2783
Nr. i emergjences: +32 2 707 2782

E-MAIL

mission.nato@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 17:00