Cakaj takon Çavuşoğlu/ Turqia mbështet Shqipërinë për kandidaturën në Këshillin e Sigurimit

Gjatë qëndrimit të tij në Antalia, Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, zhvilloi një takim me Ministrin e Jashtëm të Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu.

Biseda e ministrave u fokusua tek bashkëpunimi në rrafshin dypalësh, gjendja politike në Ballkanin Perëndimor dhe ndërveprimi në organizata ndërkombëtare, përfshirë OSBE-në.

“Falënderues për mbështetjen e vazhdueshme dhënë Shqipërisë, veçanërisht edhe për kandidaturën tonë në Këshillin e Sigurimit 2022-2023.”- shprehu mirënjohjen e tij ndaj Turqisë kryediplomati Cakaj, në një reagim në Facebook, lidhur me takimin e zhvilluar.

Adresa

Përfaqësia e Përherëshme e Republikës së Shqipërisë në NATO
B-1110 Brussels- Belgium

Tel / Fax

Tel. +32 2 707 2782
Fax. +32 2 707 2783
Nr. i emergjences: +32 2 707 2782

E-MAIL

mission.nato@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 17:00