Bushati pret në Tiranë Czaputowicz, merr mbështetjen e Polonisë për integrimin e Shqipërisë në BE

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati priti në një vizitë zyrtare ministrin polak të Punëve të Jashtme, Jacek Czaputowicz. Në bisedën e tyre të dy ministrat u përqendruan në diskutimet e çështjeve bilaterale, situatën e mjedisit, të sigurisë në rajonet përkatëse, por dhe për zhvillimet më të fundit kryesisht në kuadër të procesit të integrimit evropian të Shqipërisë.

Ministrat ndanë të njëjtin mendim mbi rolin e aktorëve dhe faktorëve të sigurisë në Ballkan, Evropë e më gjerë dhe rëndësinë e veçantë të bashkëpunimit në kuadër të NATO-s, organizatave shumëpalëshe dhe agjencive te specializuara. 

Ministri Bushati e njohu ministrin Czaputowicz me reformat e rëndësishme që Shqipëria ka ndërmarrë në kuadër të plotësimit të 5 prioriteteve kyce për anëtarësim.

Ministri Czaputowicz rikonfirmoi mbështetjen e Polonisë për integrimin e vendit tonë dhe u shpreh se Shqipëria dhe vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të kenë një datë konkrete për anëtarësim në BE, pasi nevojitet shpresë dhe motivim real.

Ministrat vlerësuan nivelin e marrëdhënieve ekonomike mes dy vendeve tona ndërsa theksuan se ka ende vend për përmirësim.

Gjatë kësaj vizite u lançua Konferenca e Tiranës, me anë të së cilës do të konkretizohet nisma e Polonisë për të mbështetur dhe asistuar vendin tonë në rrugëtimin drejt BE. Konferenca e Tiranës asiston në diskutimin dhe shkëmbimin e eksperiencave përsa i përket punës me kapitujt 23 dhe 24 të anëtarësimit.

Adresa

Përfaqësia e Përherëshme e Republikës së Shqipërisë në NATO
B-1110 Brussels- Belgium

Tel / Fax

Tel. +32 2 707 2782
Fax. +32 2 707 2783
Nr. i emergjences: +32 2 707 2782

E-MAIL

mission.nato@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 17:00