Bushati-Gotemoeller: Shqipëria, pikë ankorimi i NATO-s për ruajtjen e paqes dhe stabilitetin në rajon

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati, priti në një takim Zëvendës Sekretaren e Përgjithshme të NATO-s, Rose Gottemoeller.

Vizita ishte një mundësi e mirë për të shkëmbyer mendime në nivel dypalësh, diskutime mbi zhvillimet në rajon dhe impaktin e tyre në aleancë, dinamikën e trajtimit të sigurisë në një plan më të gjerë euro-atlantik, veçanërisht pas Takimit të Ministrave të Jashtëm të Aleancës. Në kontekstin e fundit, palët diskutuan edhe mbi ngjarjet e fundit në Detin Azov, dhe përqasjen e Aleancës mbi të.

Ministri Bushati vlerësoi bashkëpunimin mes Shqipërisë në cilësinë e vendit aleat. “Ne e vlerësojmë këtë arritje dhe duke zbatuar angazhimet në praktikë dhe nga ana tjetër, duke u përpjekur për të projektuar dhe rezonuar më shumë stabilitet demokratik në Ballkanin Perëndimor dhe në Evropën Juglindore”, theksoi ai.

Ministri Bushati theksoi projeksionin pozitiv që ka Shqipëria për shpenzimet në fushën e Mbrojtjes. ”Shqipëria ka një rritje në shpenzimet për buxhetin e Mbrojtjes, sikundër do të vijojë që të japë kontributin e saj nëpër misionet dhe operacionet që drejtohen nga NATO”, u shpreh Bushati.

Zyrtarët shkëmbyen pikëpamje rreth situatës së sigurisë në rajon. Ministri Bushati vlerësoi rolin e KFOR-it në Kosovë, duke e konsideruar një spirancë stabiliteti për Kosovën dhe më gjerë. “Kemi shprehur gatishmërinë tonë për të bashkëpunuar më tej në mënyrë që rrezja e stabilitetit demokratik të NATO-s në rajonin tonë dhe më gjerë të jetë e pacënueshme”, tha ai.

Zv. Sekretarja e Përgjithshme e NATO-s, Gotemoeller nënvizoi rolin strategjik që NATO i ka dhënë në vazhdimësi Ballkanit Perëndimor si dhe veçanërisht vlerësoi palën tonë në qëndrimin e mbajtur në rajon duke theksuar angazhimin tonë në avancimin e politikave të NATO-s në këtë zonë gjeografike.

Adresa

Përfaqësia e Përherëshme e Republikës së Shqipërisë në NATO
B-1110 Brussels- Belgium

Tel / Fax

Tel. +32 2 707 2782
Fax. +32 2 707 2783
Nr. i emergjences: +32 2 707 2782

E-MAIL

mission.nato@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 17:00