27-30 MAJ 2016, ZHVILLOHET NË TIRANË SESIONI I PRANVERËS SË ASAMBLESË PARLAMENTARE TË NATO-S.

Më 27 -30 maj 2016,  Kuvendi i Shqipërisë do të mirpresë  Sesionin e Pranverës  së Asamblesë Parlamentare të NATO-s.
 
Ky Sesion, do të sjellë së bashku në Tiranë rreth 260 parlamentarë nga 28 vendet anëtare të NATO-s nga Amerika e Veriut dhe Europa,  delegatë nga vendet partnere si dhe vëzhgues, të cilët do  të diskutojnë mbi çështje të sigurisë globale si dhe mbi raportet e përgatitura nga Komiteti i Asamblesë.
 
Seancat e datave 28 -29 maj 2016,  do t’u kushtohen  takimeve të pesë Komisioneve të Asamblesë Parlamentare të NATO-s: Politike, Mbrojtjes dhe Sigurisë, Shkencës dhe Teknologjisë, Dimensionit Civil të Sigurisë dhe Ekonomisë dhe Sigurisë. Në cdo Komision do marrin pjesë dhe flasin edhe zyrtarë  të qeverisë, akademikë, Oranizata Jo Qeveritare dhe përfaqësues të NATO-s.
 
Seanca Plenare e së hënës 30 maj 2016, do të drejtohet  nga Sh.T. Z. Hon. Michael Turner, Presidenti i Asamblesë Parlamentare të NATO-s, Sh. T. Z. Ilir Meta, Kryetar i Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, Sh.T. Z. Edi Rama, Kryeministër i Republikës së Shqipërisë, Ambasadori Alexander Vershboë, Zëvendës Sekretar i Përgjithshm i NATO-s dhe Z. Milo Gjukanoviç, Kryeministr i Malit të Zi.
 
Të gjitha takimet e përmendura më sipër, janë të hapura për shtypin.

Adresa

Përfaqësia e Përherëshme e Republikës së Shqipërisë në NATO
B-1110 Brussels- Belgium

Tel / Fax

Tel. +32 2 707 2782
Fax. +32 2 707 2783
Nr. i emergjences: +32 2 707 2782

E-MAIL

mission.nato@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 17:00