Mbi pozicionet "International Seconded" në OSBE

Nëse jeni të interesuar për pozicione “International Seconded" në OSBE, luteni të ndiqni hapat e mëposhtme:
1.   Aplikoni nëpërmjet platformës së OSBE-së
2.   Kontaktoni Misionin e Përhershëm të Republikës së Shqipërisë në Vjenë (mission.osce@mfa.gov.al), duke përmendur numrin e pozicionit (VN) dhe afatin e fundit të aplikimit (application deadline)
 
Lejoni për të paktën 5 ditë pune nga momenti i kontaktimit të Misionit, deri në afatin e fundit të aplikimit. Kjo periudhë është e nevojshme për:
1.   Shqyrtimin e aplikimit nga Misioni
2.   Lidhjen e marrëveshjes së sekondimit ndërmjet shtetit shqiptar dhe aplikantit
3.   Komunikimin e mbështetjes tek OSBE
 
Çfarë tjetër bën Misioni?
1.   Informon aplikantët mbi rezultatin e procesit të aplikimit (duke përcjellë letrat përkatëse)
2.   Në rast aplikimi të suksesshëm, konfirmon me kandidatin interesin për pozicionin dhe datën e fillimit të detyrës, të cilat ia komunikon Organizatës.
 
Keni pyetje të tjera në lidhje me sekondimet në OSBE? Mos hezitoni të na kontaktoni në adresën tonë mission.osce@mfa.gov.al

Adresa

Misioni i Shqipërisë
Reisnerstr. 27/6
1030 Wien

Tel / Fax

Tel. +43 1 328 8710
Fax. +43 1 328 8711
Nr. i emergjences: +43 1 328 8710

E-MAIL

mission.osce@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 17:00