Zhvillohet në Galerinë e Artit të Ambasadës Shqiptare në Hagë ekspozita me libra antikuarë për heroin kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeu.

Në datë 15 Maj u zhvillua në Galerinë e Artit të Ambasadës Shqiptarë në Hagë ekspozita njëditorë e koleksionistes britanike, znj. Patricia Nugge, me libra antikuarë për heroin shqiptar Gjergj Kastriot Skënderbeu, të cilët datojnë nga viti 1510 deri në vitin 1800.
Të pranishmit e shumtë: ambasadorë dhe perfaqësues të trupit diplomatik të akredituar në Hagë, të Ministrisë së Jashtme dhe medias hollandeze, të artit dhe historisë, si dhe të diasporës shqiptare në Hollandë ndoqën leksionin për figurën e Gjergj Kastriotit dhe admiruan librat e koleksionit Nugee.

Adresa

Ambasada Shqiptare
Hoge Nieuwstraat 22, 2514 EL The Hague ,
2518 BD The Hague

Tel / Fax

Tel. +31 70 427 2101
Fax. +31 70 427 2083
Nr. i emergjences : +31616275159

E-MAIL

embassy.hague@mfa.gov.al
embalba@xs4all.nl

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:30 - 16:30