Vizita në Ambasadë - java HOP

Studentët e Universitetit Leiden nga Studimet Ndërkombëtare, Marrëdhëniet Ndërkombëtare, Studimet e Sigurisë, si dhe programe të tjera lidhur me çështjet globale dhe diplomacinë, vizituan sot më 23 gusht 2018, Ambasadën e Shqipërisë në Holandë. Si pjesë e ditëve të orientimit një grup studentësh ndërkombëtarë nga Italia, Gjermania, Mbretëria e Bashkuar, Sllovenia, Franca, Spanja, Sllovakia, si dhe nga Holanda, panë veprat e artit në Galerinë e Arteve të Ambasadës Shqiptare. Ambasadorja priti të ftuarit. Studentët ndërkombëtarë donin të mësonin për punën e përditshme të ambasadës dhe jetën e diplomatëve. Ambasadorja e Shqipërisë, znj. Adia Sakiqi dha një prezantim të shkurtër për Shqipërinë, punën dypalëshe në Hagë dhe gjithashtu punën me organizatat ndërkombëtare, në qytetin e paqes dhe drejtësisë. Studentët pyetën për përvojën e punës në një ambasadë dhe pozitën e Shqipërisë në çështjet aktuale globale. Ata bënë gjithashtu shumë pyetje në lidhje me integrimin në BE të Shqipërisë, Procesin e Berlinit për vendet e Ballkanit Perëndimor, anëtarësimin në NATO etj. Ambasadorja shpjegoi prioritetet e politikës së jashtme shqiptare dhe këmbënguli mbi rëndësinë e reformave të brendshme të Shqipërisë si mënyra e vetme për të arritur standardet e BE.

Adresa

Ambasada Shqiptare
Hoge Nieuwstraat 22, 2514 EL The Hague ,
2518 BD The Hague

Tel / Fax

Tel. +31 70 427 2101
Fax. +31 70 427 2083
Nr. i emergjences : +31616275159

E-MAIL

embassy.hague@mfa.gov.al
embalba@xs4all.nl

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:30 - 16:30