NJOFTIM MBI COVID-19

Nё kuadёr tё masave të marra nga autoritetet për ndalimin e përhapjes se metejshme të COVID-19, i bёjmё thirrje tё gjithё shtetasve shqiptarё qё gjenden nё Holandë pёr turizёm apo shёrbim, si dhe shtetasve shqiptarë, tё cilët duhet tё kthehen nё Shqipёri nё njё kohё tё afёrt, tё mos humbasin kohё, por tё kthehen nё Shqipёri menjёherё pёr tё mos mbetur tё bllokuar ne territorin e shtetit holandez. 
Aktualisht, nga Holanda drejt Republikes se Shqipёrisё mund tё udhёtohet vetёm nёpёrmjet rrugёs ajrore. Lutemi tё nxitohet, pasi mundet që edhe udhëtimet ajrore të ndalohen në kuadër të masave të autoriteteve vendase për parandalimin e metejshme përhapjes së COVID-19.
Shqipёria dhe vendet fqinje i kanё mbyllur kufijtё tokёsorё me njëri-tjetrin, por aeroporti i Rinasit (TIA) mbetet ende i hapur per udhetime ajrore, tё cilat po vijnё duke u reduktuar. Aktualisht ka fluturime direkte nga Amsterdami drejt Tiranes me ane te kompanise ajrore Transavia, çdo te hene dhe te premte.
 
Qe nga data 15 mars 2020, u vendosen masa te reja shtese prej qeverise holandeze per parandalimin e perhapjes se metejshme se COVID-19 ne Holande, si vijon:  
- te gjitha shkollat, baret dhe restorantet do të mbyllen deri më 6 Prill 2020. 
- eventet dhe aktivitetet publike me më shumë se 100 njerëz do të anullohen. 
- qytetarëve dhe vizitorëve te huaj u kërkohet detyrimisht të mbajnë një distancë minimale prej 1.5 metrash ndaj njeri tjetrit. 
Tё gjithё shtetasit shqiptarё, me banim të përhershëm nё Holande janё tё lutur tё ndjekin udhёzimet e autoriteteve vendase, tё qёndrojnё nё shtёpitё e tyre dhe tё evitojnё udhёtimet jo tё domosdoshme drejt RSH.

Adresa

Ambasada Shqiptare
Hoge Nieuwstraat 22, 2514 EL The Hague ,
2518 BD The Hague

Tel / Fax

Tel. +31 70 427 2101
Fax. +31 70 427 2083
Nr. i emergjences : +31616275159

E-MAIL

embassy.hague@mfa.gov.al
embalba@xs4all.nl

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:30 - 16:30