Koncerti i Bamirësisë për Rindërtimin e Muzeut Kombëtar “Shtëpia e Gjetheve”

Më 28 shkurt 2020, Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Holandë, në bashkëpunim me Ambasadën e Italisë në Holandë dhe Fondacionin Holandezo-Shqiptar (SNAV), organizuan koncertin e bamiresise për mbledhjen e fondeve për të mbështetur restaurimin e Muzeut Kombetar "Shtëpia me gjethe". Mbledhja e fondeve nga Fondacionin Holandezo-Shqiptar (SNAV) u bë me qëllim rikonstruktimin e disa prej dëmtimeve që ka pësuar muzeu nga tërmeti i fortë që goditi Shqipërinë në 26 nëntor 2019. Koncerti i bamirësisë u mbajt në mjediset e Kishës Keizersgracht, në Amsterdam.
Ambasadore Zj. Adia Sakiqi mbajti fjalën e hapjes dhe të falënderimit në fillim të këtij koncerti. Zj. Sakiqi përmendi në fjalën e saj se Muzeu “Shtëpia e Gjetheve” shërben si një pjesë e rëndësishme e turizmit historik të Shqipërisë dhe se ekziston nevoja për të mbështetur muzetë më të vegjël dhe me më pak burime në trajtimin hapur plagët e së kaluarës. “Shtëpia me gjethe” mbart një trashëgimi të rëndësishme historike të lidhur me të drejtat e njeriut, si dhe trajton plagët e së kaluarës së diktaturës. Ambasadorja përmendi gjithashtu se Muzeu "Shtëpia me gjethe" ka fituar këtë vit çmimin prestigjoz "Muzeu i Evropës 2020" nga Këshilli i Evropës, në Strasbourg në mbrojtje të drejtave të njeriut.
Ambasadorja Sakiqi gjithashtu gjeti rastin për të falenderuar anëtarët e Fondacionit Holandezo-Shqiptar për mbështetjen e tyre në mbledhjen e menaxhimin e donacioneve të koncertit, si dhe Kryetarin e Dhomës së Biznesit së Diasporës Shqiptare, z. Ardian Lekaj si sponsor i aktivitetit. Ambasadore Zj. Sakiqi shprehu konsideratë gjithashtu për Ambasadorin e Italisë në Holandë, Z. Andrea Perugini, për mbështetjen e tij dhe të Ambasadës së Italisë për mbështetjen me anë të financimit të udhëtimit të muzikantëve italianë në Amsterdam.

9 artistë shqiptarë, italianë, rumunë, belgë dhe meksikanë u bashkuan në solidaritet në këtë koncert dhe u dhuruan të gjithë pjesemarrësve një shfaqje të jashtėzakonshme muzikore. Të gjitha dhurimet do të transferohen nga Fondacioni për rikonstruksionin e muzeut “Shtepia e Gjetheve”, veçanërisht për të rinovuar dyshemetë e dëmtuara, për të përforcuar strukturën e ndërtesës, si edhe për të rindërtuar dy ambjente ekspozimi.

Adresa

Ambasada Shqiptare
Hoge Nieuwstraat 22, 2514 EL The Hague ,
2518 BD The Hague

Tel / Fax

Tel. +31 70 427 2101
Fax. +31 70 427 2083
Nr. i emergjences : +31616275159

E-MAIL

embassy.hague@mfa.gov.al
embalba@xs4all.nl

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:30 - 16:30